Abuzimi me tenderat/ Ish-prefektja e Fierit Rajmonda Balilaj paraqitet SPAK

Ish-prefektja e Qarkut Fier, Rajmonda Balilaj, është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Balilaj u pezullua prej Gjykatës së Posaçme nga detyra si prefekte e Qarkut të Fierit, për akuzën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Balilaj akuzohet per abuzim me tendera dhe favorizim të një kompanie në dy raste. Më herët (13 mars) Gjykata e Posaçme ka zhvilluar seanca për ish-vartësit e saj, 3 të pezulluar nga detyra dhe 3 të tjerë me masa sigurie detyrim paraqitje. Ndërsa vetë Balilaj nuk mori pjesë në seancën e rivlerësimit të masave të sigurisë, pasi ndodhej jashtë vendit.

Exit mobile version