Abuzimi me tokat në Kavajë, Malltezi: Elvis Roshi nuk u arrestua, standard i dyfishtë

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar në lidhje me abuzimet me tokat në Kavajë, ndërsa akuzon ish-Kryebashkiakun Elvis Roshi dhe kreun e PS-së në këtë qytet për vjedhjen e qindra hektarëve. Ndërsa shprehet se nuk e di sesi është bërë regjistrimi i pronave te Rana e Hedhun, Malltezi shprehet se ish-kryebashkiaku i Kavajës nuk u arrestua për këto abuzime. “Pra në Kavajë, kemi jo veç falsifikim dokumentesh, por edhe tentative për prishje provash, si edhe vijim të përdorimit të produkteve të vjedhjes për të krijuar miliona. Dhe prapë Roshi dhe Daja janë të lirë të shijojnë frytet e vjedhjes. A kemi standard të dyfishtë apo “e di partia atë punë”?”, shkruan Malltezi.
Postimi i Jamarbër Malltezit
Nuk di si është situata e regjistrimit të pronave tek Rana e Hedhun dhe për pasojë nuk mund të mbaj asnjë qëndrim.

Ama, po shoh një situatë edhe më të rëndë, kur kreu i Bashkisë, Rroshi bashkë me Kryetarin e PS së Kavajës, kanë vjedhur qindra hektarë tokë në breg të detit në Kavajë dhe i ka regjistruar në emër të kushërinjve të Roshit dhe Dajës, por Roshi nuk u arrestua! A kemi standard të dyfishtë?
Për më tepër, u arrestua vjehri i Dajës, z. Cikalleshi që ishte drejtues i Hipotekës së Kavajës për këto vjedhje. Por kush është sot drejtuese e Hipotekës së Kavajës? Pikërisht vajza e Cikalleshit, që është në burg për falsifikim! Vajza po fshin provat dhe gjurmët e falsifikimeve dhe Prokuroria ka ikur në drejtim të paditur. Ky ishte rezultati i konkursit në Kavajë? Nuk ka asnjë njeri tjetër veç vajzës së të arrestuarit për falsifikim pronash Re-Rilindja në Kavajë? Për të qarë dhe për të qesh është tani situata ku në pronë të vjedhur për të cilën janë në burg falsifikatorët, Roshi dhe Daja, ndërkohë po vijojnë me ndërtimet e pallateve veç 40 metra larg detit dhe INUK ka ikur në drejtim të paditur!!!
Pra në Kavajë, kemi jo veç falsifikim dokumentesh, por edhe tentativë për prishje provash, si edhe vijim të përdorimit të produkteve të vjedhjes për të krijuar miliona. Dhe prapë Roshi dhe Daja janë të lirë të shijojnë frytet e vjedhjes. A kemi standard të dyfishtë apo “e di partia atë punë”?

Artikulli paraprakAmbasadori Karpushin sqaron mediat: Akuzat e PS-së janë të pabaza
Artikulli tjetër“Kicker”: Bayern Munich nuk do të lejojë largimin e Lewandowski