Acarohen francezët: Ai bullari po na çmend, ka kërkuar diçka tjetër tani

Merkato e kësaj vere po çmemnd jo vetëm klubet, por edhe menaxherët e futbollistëve. Mario Balotelli kërkon të transferohet nga Nice te Marseille, me këta të fundit që nuk kanë bërë akoma një ofertë zyrtare. Situata duket se është bllokuar nga miliona eurot që menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola, kërkon nga Marseille, siç ka bërë të ditur “L’Equipe”.
Marseille nuk mund të pagujë 10 milionë eurot e kërkuar nga Nice, rrogën e lojtarit dhe komisionin e menaxherit. Një situatë kjo që duket se po çmend drejtuesit e Olympique.
Në fakt, një burim anonim i klubit ka thënë për “France Football”: “Bordi ka humbur durimin me Mino Raiola. Në zyrë e thërrasin bullari. Ata thonë: “Bullari po më çmend, ka kërkuar diçka tjetër tani”.
Ndërkohë, trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesit Edinson Cavanit nga klubi francez këtë verë.
Javën e kaluar u raportua se sulmuesi uruguaian dëshironte t’i bashkohej Real Madridit, të cilët e kërkonin për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.
“Kam folur me Edinsonin para disa ditëve dhe ai nuk më tha asgjë rreth një largimi. Ai më tha se mezi po priste të na bashkohej dhe se dëshiron të fitojë gjithçka me skuadrën tone. Ai është lojtar kyç për ne dhe as nuk e mendojmë ta shesim atë”, ka thënë Tuchel.

Exit mobile version