Açka: Belind Këlliçi duhet t’i kërkojë publikisht i pari Berishës të largohet

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka deklaruat në studion e emisionit “Log” në Panorama TV se Belind Këlliçi duhet t’i kërkojë Sali Berishës që të largohet.

Sipas saj, pikërisht Belindi duhet ta bëjë këtë gjë, më pas të tjerët me radhë.

Edhe pse e bindur se në 2021 opozita nuk erdhi në pushtet për shkak të bandave qeveritare, deputetja demokrate ngriti pyetjen se “pse demokratëve i munguan në këto zgjedhje 200 mijë votues?”.

“Shpresoj që qëndrimin ndryshe ta çoje deri në fund. Sot duhet ti kërkojë zotit Berisha të japë dorëheqjen ta largohet, duhet ti kërkojë Belinid të largohet. Belindi duhet ta fillojë i pari sepse ka autoritetin për ta bërë këtë gjë. Ka qenë në garë dhe e ka këtë të drejtë të bëjë publikisht. Duhet ta bëjë një i pari, pastaj i dytë dhe më pas me radhë ndoshta të fillojmë atë revolucionin e famshëm që kemi një vit e gjysmë që e presim dhe nuk ndodhi.

Ne nuk erdhën në pushtet në 2021 për shkak të bandave. Po, ky pushtet ka blerë vota me bandat, por përtej kësaj, përse ne të djathtëve na munguan 200 mijë shqiptarë, 200 mijë vota kush mban përgjegjësi? Këtë përgjigje duhet ta japë shpura e Sali Berishës edhe shpura e vulës dhe të mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve sepse me këtë demokraci nuk shkojmë në 2025”, theksoi Açka.

Deputetja demokrate bëri një tjetër deklaratë të fortë, duke thënë se PD zyrtare ka mbështetur Luçiano Boçin në këto zgjedhje.

“Nëse nuk e di po e them unë publikisht sot, ne e kemi mbështetur, pavarësisht se nuk e kemi thënë dhe nuk kemi bërtitur në fushatë, por të gjithë demokratët e kanë mbështetur zotin Boçi”, u shpreh Açka duke theksuar se “nëse PD nuk hapet, ne nuk e gjejmë dot liderin”.

Exit mobile version