Açka pas përplasjes me Bardhin dhe Nokën: Kaosi në Kuvend s’na ka nxjerrë në dritë, Komisionet Hetimore detyrim kushtetues

Deputetja demokrate Flutura Açka në një deklaratë për mediat pas përplasjes me Nokën e Bardhin në Komisionin e Medias tha se kjo formë e të bërit opozitë duke shkaktuar kaos në Kuvend nuk i ka nxjerrë në dritë.

Ndërkohë e pyetur nga gazetarët për Komisionet Hetimore, tha se janë detyrim kushtetues dhe se nuk e ka mohuar asnjëherë të drejtën e opozitës për të kërkuar ngritjen e tyre.

Nuk e di nëse i keni vëzhguar letrat në disa prej tyre kam dhënë firmë. Unë jam pjesë e opozitës, po e përsëris sot s’ka asnjë dyshim në të drejtën e opozitës për komisionet hetimore. Janë detyrim kushtetuese, por më vjen keq që për shkak të këtij konfuzioni kemi përkeqësuar klimën, shpresoj që presidenti ta kthejë ligjin.

Unë nuk kam ardhur në parlament të përplasem me asnjë koleg i jam bashkuar kësaj proteste. Por ka një moment që e kam kuptuar se kjo formë e të bërit opozitë nuk na ka nxjerrë shumë të dritë. Është më mirë të themi fjalën sesa të bëjmë zhurmë.

Ka kohë që i ashtuquajtur grupi parlamentar me drejtimin e Bardhit na kanë fyer dhe sulmuar, janë në themel të pavërteta. Jam në betejë opozitare, për mua duhet të flasim.

Artikulli paraprakGentian Gaba: Degradimi dhe shpërfytyrimi histerik, e bëjnë kontrastin mes atyre dhe zonjës Flutura Açka shumë domethënës
Artikulli tjetër“Burrat” e Berishës, që ua nxjerrin inatin grave të PD-së