Açka: “Rilindja” Mavi e Rruspi të përndjek edhe sot deri në shtëpi

Nga Flutura Açka

Tek bëhesha gati disa minuta më parë të dilja nga shtëpia për t’u nisur për në Elbasan, ra zilja e derës. Një grua, e cila më njohu sapo më pa, u step pak nga përtej pragut.

“Këtu jetokeni ju?”
“Po, ka ndonjë problem?”

Kishte ardhur për një anketë publike, por nuk e bëri anketën. Vetëm shkarraviti mbi ca letra që mbante në dorë. U ankua se disa banorë e kishin pritur keq, i kishin thënë: “Ik moj komuniste!”

Folëm edhe për politikën dhe nuk ishte e nevojshme t’i tregoja se për kë kandidat për kryetar bashkie dhe kë parti do të votoja. Shpërvoli buzët dhe tha një shprehje disi raciste, që vërtet më kujtoi veten time nën diktaturë, kür edhe pse isha lindur e rritur vetë, madje edhe ime më, në Elbasan, thirresha jabanxheshë. Ajo kohë që ma kujtoi gruaja e beftë te porta, ashtu ishte.

“Po pse të shtunën po e bën këtë punë?”
“Se nuk e mbarova dot gjatë javës.”

Po ma tregonte mua administratën shtetërore që edhe gjatë javēs nuk është se të këput me punë, që të punojë fundjavave. Shtypi ashensorin dhe zbriti duke këmbëngulur që të mos e respektoja aq shumë duke pritur që ajo të ikte. Në fakt nuk po respektoja atë, por vajzën e saj të vogël e të brishtë që e tërhiqte me vete gjatë patronazhimin të orëve të fundit që po bënte.

Do të thoni: Ku je kaq e sigurtë që po patronazhonte?

Jam e sigurtë, sepse nuk u ngjit më lart në dyert e tjera, edhe pse kishte edhe pesë kate për anketën e saj. Fundja po bënte punën e shtetit.

Takimi me një ”armike” si unë mund t’i prishte punë asaj, anketës së saj dhe mavisë së saj të zbardhur nga djallëzia ndaj shqiptarëve edhe në një ditë heshtjeje elektorale.

Ajo ishte vetëm mekanizmi i kontrollot të votave dhe kujtesës së ca qytetarëve se kenë kujdes kë votojnë nesër! Truri diabolik projekton diku, mbase duke shpërdoruar edhe sot taksat e shqiptarëve.

Vëllai i madh, lëri shqiptarët të lirë të votojnë! Atëherē do ta shohësh sa të vlen lëkura.

Foto: Pragu i një hyrjeje këtë mëngjes, kushedi ç’fqinj kishte nxjerrë mërzi

Artikulli paraprakPse duhet të votohet PD?
Artikulli tjetërKandidati i PD për bashkinë Mallakastër, Agron Kapllanaj, denoncon presionet dhe praninë e bandave të armatosura në qytet