Adem Demiri është polici me prejardhje nga Kosova i cili mbrëmë u bë hero i shpëtimit të dhjetëra jetëve ku mori pjesë në arrestimin e 4 terroristëve në Vjenë.
Gazeta NewBorn, ka kontaktuar me një person të afërt të Ademit i cili ka treguar në hollësi për ngjarjen që ndodhi mbrëmë në Vjenë, e të cilën e mësoi nga vetë Ademi.
Sipas informatave, Adem Demiri është edhe djali i dëshmorit Nezir Demiri.
Së paku shtatë veta janë vrarë, dhe disa të plagosur nga të shtënat e armëve nga një sulm terrorist në qendër të Vjenës, njoftuan mediat austriake.
Sulmi terrorist ndodhi në afërsi të një sinagoge, ndërsa paralelisht ka ndodhur edhe një akt pengmarrje në një restorant në pjesën tjetër të kryeqendrës austriake.
Restoranti gjendet dy kilometra nga sinagoga. Deri tani nuk bëhet e ditur se sa pengje po mbahen nga pengmarrësit.
Sipas “Kronen Cajtung” një sulmues është parë duke ndërhyrë me pushkë automatike në restorant.
Janë lansuar informacione për të shtëna edhe në një pjesë tjetër të kryeqytetit, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Presidenti i Bashkësisë kulturore izraelite, Oskar Dojc ka raportuar se gjatë sulmit nuk ka pasur ndonjë njeri në sinagogë dhe zyrat e qendrës së tyre.
Policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen në këtë zonë. Sipas mediave lokale, sulmuesi ka aktivizuar rrypin e eksplozivit, por mësohet se një tjetër është arratisur.