Ademi-Ramës: Mos blloko fondet, debati në Shkodër

Rama është shfaqur nervoz ndërsa ka humbur kontrollin kur është takuar me Kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ndërsa i është drejtuar asaj me arrogancë dhe me tone fyese. Rama ka dëbatuar ashpër me kryebashkiaken duke i thënë preraz: “Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit”

Ky diskriminim i Shkodrës është “hakmarrja” e Ramës ndaj kryeqendrës së veriut, e cila është një bastion i Partisë Demokratike

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi debatoi ashpër dje me Kryeministrin Rama ndërsa i kërkoi atij që të mos bllokonte më fondet për Bashkinë e Shkodrës duke zeruar qëllimisht investimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve shkodranë. Rama vizitoi pasditen e djeshme Shkodrën ku u shfaq nervoz dhe arrogant qysh në momentet e para të mbërritjes në qytetet para Stadiumit “Loro Boriçi”. Sapo ka zbritur nga makina, Rama është shfaqur nervoz ndërsa ka humbur kontrollin kur është takuar me Kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ndërsa i është drejtuar asaj me arrogancë dhe me tone fyese. Rama ka dëbatuar ashpër me kryebashkiaken duke i thënë prerazi: “Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit”. Ademi i ka kujtuar Ramës diskriminimin e Bashkisë së Shkodrës dhe mungesën e fondeve ndërsa i ka kërkuar atij që të bëjë detyrën e tij e të mos i mohojë Shkodrës e shkodranëve të drejtën për investime publike e shërbime. “ Unë mendoj që minimalisht të lexoni letrat që ne ju dërgojmë…minimumin e minimumit të fondeve për Shkodrën” ëhstë shprehur Ademi. Ky diskriminim i Shkodrës është “hakmarrja” e Ramës ndaj kryeqendrës së veriut, e cila vazhdon të jetë prej vitesh një bastion i Partisë Demokratike.

Debati mes Ademit dhe Ramës

Rama: “Voltana në portë, Voltana në sulm. Voltana që s’prish asnjë ndërtim pa leje. Ka një viti që ka nisur puna nuk ke prishur ndërtimet përreth stadiumit nuk kanë ku të hyjnë autobusët, ka standarte për të tilla investime”.
Edhe Kryebashkiakja e djathtë i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.
Ademi: “Edhe Kryeministri qe nuk prish asnjë ndërtim pa leje.Nuk ke dhënë asnjë lekë për Shkodrën”.
Debati vijoi edhe gjatë inspektimit të stadiumit.
Ademi: Ka një pjesë të pranueshme dhe ky ka qenë propozimi, me një kosto shumë më të ulët, duke respektuar dhe ambjentin publik dhe të gjitha bashkë.
Rama: E di si thua ti, sheshin qëndror të qytetit ta bëjmë mbrapa.
Ademi: Jo unë them me heq të gjitha ato që janë pa leje dhe që nuk janë në rregull dhe me respektu të drejtën e pronës kur ekziston mundësia.
Rama: Voltana je kryetare Bashkie dhe ato që janë pa leje duhet ti heqësh vetë se e ke detyrë.
Ademi: Sigurisht po e bëj.
Ademi: Po mbroj të drejtën e qytetarëve të mi për të cilën jam zgjedhur dhe pretendoj dhe që Kryeministri ta bëjë këtë.
Rama: Mirë.Mos bëj propagandë këtu në televizor tani.
Ademi: Absolutisht. Me të drejtën e Zotit dhe të drejtën që më jep ligji.
Rama: O Zot ndihmo Shkodrën!
Rama: Çfarë të mendosh ti…
Ademi: Unë mendoj që minimalisht të lexoni letrat që ne ju dërgojmë…minimumin e minimumit të fondeve për Shkodrën.

Gazetarja revoltohet me sjelljen e Ramës në Shkodër

Debati mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, ka revoltuar edhe gazetaren shkodrane Kozeta Turishta. Ajo ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke mos ndalur akuzat ndaj tij për sjelljen që bëri me Voltana Ademin. “Ti mor surrat kur të përmendësh Shkodrën, dhe kreun e Bashkisë Shkodër, të them të lash gojën mirë përpara, mundësisht me zbardhues rrobash. Shkodrës nuk j’a ul kollaj kryet as ti e as ndonjë tjetër. Ndoshta je mësuar me ushtarët e tu që i komandon dhe kur hanë bukë, por Voltanën nuk e drejton dot si të duash ti. Voltana është aq zonjë, sa e nderon një popull, e na bën krenarë kudo. I marsh tan të ligat Shkodrës, që s’ka asnjë, veç ndoshta kur shkel këmba jote dhe i del ndonjë virus prej prezencës tane. E shkodra tan jetën ka me mbet Blu, sepse ne jemi popull besnik e jetojmë me ideale nuk shitemi për një thes miell, e as për asgjë tjetër në këtë botë”, shkruan gazetarja Turishta.

Artikulli paraprakHoteli i Rremë Ramës në Golem
Artikulli tjetërSHERI PS-PDIU, I FORTI I PDIU KAP PREJ VESHI RAMEN E DIBRES