Admirali amerikan i NATO-s në Kosovë, diskuton për sigurinë me komandantin e KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aelate në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

Ulutas dhe Munsch diskutuan për sigurinë në Kosovë dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Sot, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, u takua me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Gjeneralmajor Ulutas ilustroi aktivitetet e FOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe mbështetjen e saj për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë.

Artikulli paraprakAtentati në Berat, Altin Halili drejton gishtin tek fisi “Kaloshi” si skenaristë të sulmit me kallash ndaj tij
Artikulli tjetërOrganizatat e mediave shprehin shqetësim për publikimin e videove të dhunshme