Ronald Koeman ka emëruar skuadrën e tij për të parën herë në përfaqësuesen holandeze, duke përfshirë edhe adoleshentin Justin Kluivert në një grup paraprak. Kluivert është grumbulluar për të parën herë në skuadrën e parë, megjithëse provizionale, të trajnerit të ri Koeman. Koeman do të ulet në stol për të parën herë në miqësoren ndaj Anglisë më 23 mars, me një miqësore të dytë që do të zhvillohet ndaj Portugalisë në një stadium neutral. Me Wesley Sneijder dhe Arjen Robben që janë tërhequr nga kombëtarja që pas eliminimit nga Kupa e Botës që në fazën kualifikuese dhe tani ka vend për fytyra të reja. Ndër ta është edhe 18-vjeçari i Ajax Kluivert, i biri i legjendës Patrick, i cili ka shënuar gjashtë gola në 22 paraqitje në Eredivisie këtë sezon. Marco Bizot, Wout Weghorst, Guus Til, Steven Bergwijn, Ruud Vormer dhe Hans Hateboer gjithashtu janë grumbulluar për të parën herë.