Ish¬-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në Facebook autoritetet e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pasi nuk kanë lejuar që avioni i këngëtares Rita Ora të ulet në pistë. Sipas Berishës refuzimi ka ardhur në një kohë kur kushtet meteorologjike ishin normale dhe kur nuk kishte trafik ajror. Për ish-¬Kryeministrin ky fakt tregon mosfunksionimin e shtetit dhe institucioneve të tij përgjegjëse për fluturimet në Aeroportin e Rinasit. “Një skandal i ri! Një akt tjetër i turpshëm, Aeroporti i Rinasit, një shpartallinë, nuk pranon uljen e avionit të Rita Orës! Në këtë vend, të cilin qeveria e ka shndërruar në një protektorat krimi, ndodh si në asnjë vend tjetër në botë që të mos pranohet ulja e avionit të Rita Orës, këngëtares së famshme dhe ambasadores brilante të kombit shqiptar në mbarë botën, në një kohë me kushte meteorologjike ideale, trafik ajror zero. Kjo dëshmon se ky aeroport, që vetëm një javë më parë u pushtua për kohë të tërë nga terroristë të eurove është një shpartallinë e vërtetë. Refuzimi i uljes së avionit të Rita Orës, këngëtares shqiptare me famë botërore, që do të vinte të bashkohej me Chris Brown në një koncert në Durrës është një dëshmi e shëmtuar e mosfunksionimit të shtetit, institucioneve të tij përgjegjëse për fluturimet në aeroportin e vetëm civil të vendit!”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Kryesore
Continue to the categoryBudallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse
Nga Namir Lapardhaja
Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.
Të parët nuk e...