Afera CEZ-DIA, Poli Hoxha: Po mbyllet, shumë shpejt Ilir Metës i vendoset masë sigurie

Gazetari Poli Hoxha tha në Report Tv se Ilir Metës i është ushtruar një hetim pasuror. I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’, Hoxha u shpreh se edhe Metës do t’i vendoset masë sigurie, ndërsa si ‘afat’ vendosi muajin nëntor. Sipas tij, Meta është në pozitë më të vështirë se Berisha.

“Meta e ka punën edhe më vështirë se zoti Berisha. Është shumë më e fortë, më e kositur. Është jashtëzakonisht e kopsitur. Shumë e rëndë si dosje. Ka bashkëpunëtorë të dorës së parë që nuk i mohon dot. 28 nëntori do jetë si kështu…, nëntori i tretë, deri atëherë…Meta është i parapërgatitur, është edhe çështja e lobimit. Zoti Meta i është bërë një hetim i thellë pasuror, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit. Do ketë masë deri në këtë afat që vendosët? Patjetër që do ketë masë”, tha Poli Hoxha.

Artikulli paraprakSPAK në krye të listës së institucioneve me besueshmërinë më të lartë
Artikulli tjetërRreziku nga përdorimi i pesticideve/ Tregjet europiane refuzojnë produktet shqiptare