Afera e inceneratorëve/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO merr vendimin për Namik Simixhiun

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Namik Simixhiut për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kujtojmë se Simixhiu është arrestuar më urdhër të SPAK, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

“Gjyakata vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Dhimitër Lara, sot më 05.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 141 akti, datë 25.06.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim N.S., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  • Ndryshimin e vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin z. N.S., duke urdhëruar:
  • Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal.
Artikulli paraprakPërfitimet e jashtëzakonshme të kumbullës, ul sheqerin dhe mbron zemrën e kockat
Artikulli tjetërÇdo vit prej aksidenteve rrugore vdesin 1.2 milionë vetë! OKB nis fushatën që synon të rrisë sigurinë