‘Afera e inceneratorëve’, Tabaku: Do të publikojmë dokumente e fakte të reja

Deputetja dhe nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku në një konferencë për mediat është ndalur  në aferën e inceneratorëve ku ta se kanë fakte e dokumente të tjera që implikojnë më së shumti persona në këtë aferë.

Sipas  nënkryetares së PD Tabaku, bashkë me ish-ministrin Lefter Koka, duhej të kallëzohej penalisht edhe kryeministri Rama, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, zv. kryeministri Arben Ahmetaj dhe sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

“Pse kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është para drejtësisë. Pse nuk është Ahmetaj në hetim, po Gjiknuri? Nga ana tjetër fatkeqësia më e madhe është inceneratori i Tiranës. Vlera reale e inceneratrit të Tiranës është 300 mln euro. Unë kam pamjet e brendshme të inceneratorit të Tiranës, mi kanë dërguar punëtorët, aty s’ka asnjë makineri, ajo është një landfill. Në kundërshtim me ligjin Veliaj ka dhënë vendimin e tij personal për Bashkinë e Tiranës duke marrë përsipër bashkitë e tjera të qarkut, për të cilat ai nuk kishte mundësi vendimmarrje. Nuk kishte se si të ishte vendimmarrje personale. Për Bashkinë e Tiranës shifrat janë të jashtëzakonshme. Unë këtu përmenda disa nga faktet kryesore. Siguroj që ka dosje të mëdha voluminoze.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fafera e inceneratoreve tabaku vota kunder e mazhorances sdo te na dale do te publikojme dokumente e fakte te reja%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebDeputetja Tabaku  ka zbuluar përgjigjen që ka marrë PD nga Prokuroria e Posaçme, SPAK për hetimet për inceneratorët ku tregon se SPAK nuk ka treguar emra, por po hetohen individe te tjere edhe per inceneratorin e Elbasanit.

 

Ne kemi marrë informacione që të njëjtin fat të Lefter Kokës duhet ta kishte kryeministri, sekretari i kryeministrisë dhe tre ministra. SPAK-u se ka hetuar të plotë këtë aferë. Në ditët në vijim do të bëjmë publike këtë aferë. Mburojën politike që PS i dha dje me votën kundër, ne do e bëjmë tranpsarente nëpërmjet jush. Është fatkeqësi e madhe që komisionet hetimore kanë këtë fat. Ato janë mënyra e vetme se si ne mund të ushtrojmë një rol mbikëqyrës në parlament. Unë nuk e di se përse nuk po procedon SPAK-u. Firmat e Bllakos janë të qarta, implikimi familjar për pagesën e personave të familjes së tij janë të sakta. Edhe në rastin e Elbasanit janë persona të tjerë që hetohen. Edhe për çështjen e ruajtjes së hetimit, SPAK-u të procedonte me të gjithë njëkohësisht e së bashku me Kokën të shkonin para drejtësisë edhe persona të tjerë”, tha Tabaku.

Artikulli paraprakZi në familjen e kryetarit të PD, bashkëshortja Aurela humbet babanë
Artikulli tjetërZgjedhjet e pjesshme vendore, Tabaku: Do të bëjmë aleancë të jashtëzakonshme