Afera korruptive me të cilën Rama mban peng Lefter Kokën

Lefter Koka është i vetmi deputet i LSI-së që është deklaruar kundër vendimit të grupit për djegien e mandateve. Ai nuk ka marre pjese ne mbledhjen ku u vendos ky akt radikal, ndersa privatish ka deklaruar se nuk ka ndermend ta dorzoje mandatin. Lidhur me kete tradheti te Kokës, Jamarbër Malltezi, i cili është përballur me të një vit e gjysëm më parë tek emisioni Të Paekspozuarit, ka hedhur një tezë tjetër në faqen e tij ne Facebook.
Ai ka shkruar se Kokës po i bëhet shantazh nga ana e Ramës, për shkak se ka firmosur aferën korruptive që lidhet me inceneratorët. Malltezi shton se ai muaj më parë i ka thënë Kokës që do të bënte mirë që të ishte dëshmitar i drejtësisë.
“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit per inceneratoret! Çfare halli i madh i ka zane?”, shkruan Malltezi.

Artikulli paraprakMogherini: Nuk ka bisedime pa u hequr tarifat ndaj Serbisë
Artikulli tjetërIrani: Marrëveshja bërthamore drejt dështimit