Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot avokatit të Mirel Mërtirit, akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave që rëndojnë ndaj tij. Mësohet se akuzat i janë komunikuar avokatit, në mungesë të Mërtirit.
Theksojmë se biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Ai është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 Nëntor tèë vitit 2022.
“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhejnë aktakuzën e SPAK në 2022.