Afera me inceneratorin e Fierit, caktohet data e seancës në Apelin e GJKKO! Ja kur do shpallet vendimi

Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka caktuar datën për vendimin ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Fierit.

 

Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca do të mbahet më datë 19 dhjetor, ndërsa në seancën e sotme, u paraqiten argumentat e mbrojtjes.

Kujtojmë se Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe të pandehurit e tjerë për këtë aferë.

Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.

Për Bllakon, SPAK kërkoi 7 vite burg, por se mori pafajësi për akuzën “shpërdorimi i detyrës të funksionarit të lartë shtetëror” dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen një detyrë publike”.

Artikulli paraprakUkraina menjëherë në NATO, por sa është e mundur kjo? DW: Shumë vende anëtare s’janë dakord! Faktori Trump, vështirë të kalkulohet
Artikulli tjetërThe Guardian: Historia befasuese e grushteve të shtetit dhe ligjit ushtarak të Koresë së Jugut