Afera me Rrugën e Elbasanit, kushton 9.5 milionë euro kilometri

Edi Rama është jo vetëm piktor i keq, por edhe një aktor i dështuar. Kryeministri që po i mbaron mandati dhe s’ka shtruar asnjë metër rrugë për më shumë se tre vjet në krye të qeverisë, kërkon të bëjë fushatë me rrugët që ka shtruar Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj. Dy ditë më parë ishte në Mirditë, ku sipas tij po punohej për të evituar rrëshkitjet e dherave në Rrugën e Kombit dhe duke vazhduar me llomotitjen e tij të përhershme rreth faktit se është ai që po i rindërton nga e para këto rrugë.

Rruga e Elbasanit

Por e vërteta është krejt ndryshe. Në fakt sa herë ta shohësh Ramën, duke bërë supervizorin e rrugëve, kur duhej të ishte ndërtuesi i tyre, mendja e gjithsecilit shkon se çfarë ka përgatitur tjetër për të vjedhur Kryeministri. Rast flagrant për këtë janë 13 kilometra rrugë të aksit Tiranë-Elbasan dhe më saktësisht nga Iba në Sauk. Vetëm në këtë aks, zonë kodrinore, janë menduar të shpenzohen rreth 83 milionë euro deri më tani dhe thuhet se do i shtohen dhe 40 milionë të tjera. Kjo në fakt është gati sa 70 për qind e vlerës së të gjithë rrugës, që po shpenzohet vetëm në 13 kilometra. I habitshëm është fakti, se në këtë zonë nuk parashikohen as vepra arti, siç janë ura apo tunele, por sërish shqiptarët kanë paguar rreth 7.5 milionë euro për kilometër. Në rast se i shtohet dhe shuma prej 40 milionë euro, atëherë shkon në rreth 9.5 milionë euro kilometra ose e thënë më qartë një metër asfalt duhet ta blejmë nga piktori për 9500 euro metrin. Aq sa kushton një metër ndërtim në qendrat tregtare më të famshme në botë. Sa për informacion, tuneli që përshkron malin e Krrabës, kushtoi 81 milionë euro, është 2.5 kilometra i gjatë, dhe në të dy hyrjet shkon në 5 kilometra dhe u hap në një kohë rekord prej 13 muajsh. Mund të ecet deri në 120 kilometra në orë, së bashku me pjesën tjetër, pra nga Krraba në Elbasan ka kushtuar gjithsej 165 milionë euro. Në raportin e fundit të KLSH konstatohej se në këtë aks, dëmi shkonte deri në 6 milionë dollarë, por kjo është vetëm pjesa e dukshme e problemit. Vlera prej 7.5 milionë dollarë për kilometër, mund të arrihet vetëm në rrugë, ku rrugës i duhej të kalojë nëpër male, hone e lumenj. Ku vështirësia për të çarë shkëmbinjtë është maksimale. Por ende nuk kuptohet se çfarë vështirësie paska për të gërmuar në disa kodra të buta shtufë në rrethinat e Tiranës.

Akse të pambyllura

Por nuk është vetëm kjo. Edi Rama nuk ka arritur të përmbyllë as ato projekte që janë lënë të gatshme dhe me fonde të gjetura nga Partia Demokratike. Për shembull, nuk ka mbyllur ende By Pas-in e Fierit, rrugën Levan-Fier, aksin Pogradec-Korçë etj. Nga ana tjetër, jo vetëm që s’i ka mbyllur, por edhe ato rrugë të gjetura gati, kërkon t’i japë me koncesion. Ndoshta, nuk është e rastit që kjo qeveri është konsideruar si më e paafta që nga shtetformimi shqiptar. Reformatorit të madh si ka mbetur gjë tjetër vetëm se të bëjë arnime, sa këtu e atje të dëmtimeve që pësojnë rrugët nga koha dhe qarkullimi, dhe të mburret me dy lopata dhe që hedh aty këtu që u kushtojnë shqiptarëve sa “frëngu pulën”. Por të ndërtosh dhe të riparosh janë gjëra krejt të ndryshme, megjithëse piktori ynë në krye të qeverisë nuk di të bëjë asnjërën prej tyre.

Enton DACI

Artikulli paraprak“ANOC Awards”, Majlinda Kelmendi zbulimi i madh
Artikulli tjetër“Magjia” e Mesit