Afera Partizani/ Nis në GJKKO seanca paraprake ndaj Sali Berishës

Nis në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Në seancën e sotme do të vijojnë sërish të japin argumentet e tyre avokatët e Jamambër Malltëzit, më pas do të vijohet me mbrojtjen e Fatmir Beltashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Po ashtu argumentet e tyre do të lexohen edhe nga avokatët e dy shoqërive Homeplan shkp dhe kontakt shpk.

Kjo seanca pritet të zgjasë deri në orën 16:00 kur të përfundoj orari zyrtarë.

Ndërkohë të pandehurit Berisha dhe Malltezi, nuk janë paraqitur ditën e sotme në seancë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Exit mobile version