Afera ‘Partizani’/ SPAK merr zyrtarisht të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij! Akuzohen me 500 faqe për korrupsion në bashkëpunim!

TIRANE- SPAK merr zyrtarish te pandehur Sali Berishen. Ish kryeministri akuzohet zyrtarisht per ‘Korrupsion pasiv i kryer ne bashkepunim’, lidhur me aferen e privatizimit te ish kompleksit Partizani.

Prokuroria e Posaçme e akuzon se gjate kohes qe ka qene ne krye te qeverise ka favorizuar dhendrin e tij Jamarber Malltezi, nje nga ish pronaret e truallit, mbi te cilin me pas, u ngrit 19 kulla.

“Jam i pandehur. Më akuzojnë për 500 faqe mashtrime, mashtrime dhe mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike dhe për mua nuk ndryshon asgjë. Më ka korruptuar dhëndri im!’ tha Berisha sapo nga SPAK ku qëndroi për 20 minuta.

Nuk e fshehu dot revoltën. Para turmës së militantëve dhe deputetëve besnikë të cilët i kishte ftuar për ti bërë presion Prokurorisë së Posaçme ish kryeministri shigjetoi kreun e SPAK dhe prokurorët e dosjes si ‘mercenarë të Edi Ramës’.

“Piramidë fund e krye mashtrimi! Shpella e krimit të organizuar në Shqipëri” tha Berisha

Sulmet dhe presioni ndaj SPAK nisi para se të hynte në godinë ku e prisnin prokurorët që do i komunikonin akuzën. Në një deklaratë të përgatitur me shkrim dhe që e lexoi para milintantëve hodhi poshtë se ka bërë presion apo ka detyruar dikë për të firmosur dokumente për privatizimin e sport klub partizanit dhe akuzoi Ramën se në bashkëpunim me kreun e SPAK Altin Dumani krijuan atë që e quan ‘piramidë mashtrimi’

“Krijoi piramidë mashtrimi. Sot po shkoj të marrë akuzën politike. Akuzë pa provë, fakt e dokument por vetëm të diktuar nga Edi Rama” tha Berisha në një prononcim për median para SPAK.

Cfarë ndodhi brenda në SPAK?

Avokatët firmosën marrjen në dijeni të akuzës dhe u njohën me aktet e provat që ka vënë në dispocizion. Sipas Berishës kemi të bëjmë me një dosje voluminoze prej 500 faqesh. Avokatët pasi të shqyrtojnë dosjen kanë të drejtë të bëjnë pretendimet e tyre.

Ndërkohë ndaj familjes Berisha vijon hetimi pasuror. Dy prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja kanë afat deri më 2 tetor për të vendosur nëse në gjykim do të çojnë të tërë dosjen, pra dhe hetimin pasuror apo do e ndajnë në një moment më vete.

Edhe Malltezi në SPAK

Në orën 14:00 në SPAK i shoqëruar nga policia dhe avokatët u paraqit Jamarbër Malltezi. Dhëndri i ish kryeministrit u hetua për korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe është shoqëruar me sekuestron e 25 pasurive dhe llogarive bankare.

Kjo është hera e parë që një ish-president dhe ish-kryeministër merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Paraditen e sotme policia kishte shtuar masat e sigurisë para SPAK dhe e kishte rrethuar me kordon sigurie, pasi Berisha kishte thirrur militantët dhe deputetët mbështetës para SPAK.

Berisha prej dhjetorit 2023 në arrest shtëpie

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla. Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.

Exit mobile version