Aferat e Ramës po largojnë mjekët

Kreu i PD, Lulzim Basha e cilësoi si të paprecedent reagimin demonstrativ të mjekëve të QSUT, të cilët lajmëruan largimin e tyre për shkak të kushteve skandaloze që vuan sot sistemi shëndetësor.
“Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës është akt i paprecedent, që pason eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve të tjerë dhe tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë. Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhembshme e dështimit të eksperimentit fatal të Edi Ramës me ‘shëndetësinë falas’.
Në emër të misionit të tyre human, u kërkoj mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre, të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta! I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të Urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë.
Mjafton që Rama të anulojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps”, shprehet Basha në reagimin e tij.

Exit mobile version