Një punonjës i Bashkisë së Divjakës ka denoncuar aferat korruptive mes kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, si dhe deputetit socialist, Erjon Braçe me lejet e ndërtimit në këtë bashki. Denoncimi është publikuar dje nga ish-Kryeministri Berisha, i cili në një postim në Facebook shprehet: “Famozët e Divjakës: Kokoneshi dhe Braçe, se si lejojnë kundrejt ryshfetit, ndërtime pa leje, ndërtim për ata që paguajnë dhe dërgojnë në burg të tjerët për të njëjtën shkelje!”, shkruan Berisha në komentin e tij. Në denoncimin e tij, punonjësi i Bashkisë tregon se si Braçe dhe Kokoneshi shpërndajnë leje klienteliste ndaj militantëve socialistë. “Përshëndetje Dr! Jam një punonjës i Bashkisë së Divjakës. Sot vjen në Divjakë për të inauguruar një qendër shëndetësore Edi Rama. Për ironi të fatit në krah të kësaj qendre shëndetësore vegjeton dhe një objekt i ndërtuar pa leje (në fakt me izmin e Kokoneshit e Braçes). Ky objekt pa leje që ka përfunduar është i një militanteje të PS. (Marie Shkoza është pronarja e objektit), e cila nën kujdesin e Kokoneshit e Braçes e ka dhënë të gjithin me qira… e sigurisht një pjesë të mirë të kësaj të ardhure i përfiton Kokoneshi. Ju sjellim në vëmendje se në kontrast me veprim ….. qytetari Perik Preni u dënua nga Gjykata e Apelit për ndërtim pa leje për një vepër qesharake që bënte kohë që ishte ndërtuar. Mendojmë që ju jeni personi i vetëm që mund të denonconi një situatë të tillë qesharake… e cila është aferë e pastër korruptive. Objekti është ngjitur me Qendrën Shëndetësore e i bën karshillëk rregullit e ligjit e sot pagëzohet dhe nga Kryeministri”, thuhet në denoncimin e publikuar nga ish-Kryeministri.
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...