Tre persona janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në Afganistan, teksa po mbahej një tubim i një ish-komandanti afgan. Të paktën edhe tetë persona janë plagosur nga ky shpërthim. Ish-komandanti Gulbuddin Hekmatayar, nuk ka pësuar lëndime nga ky shpërthim, i cili ka ndodhur rreth 10 minuta pasi tubimi ka përfunduar në qytetitin Jalalabad, ka njoftuar zëdhënësi i guvernatorit provincial, Attahullah Khogyani. Hekmatyar, i cili ka shërbyer si kryeministër për një periudhë gjatë luftës civile në vitet 1990, në vitet e fundit ka qenë në aleancë me talebanët. Ai është kthyer në Kabul vitin e kaluar, pasi ka arritur një marrëveshje të paqes me qeverinë afgane. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
Kryesore
Continue to the categoryQeveria qendrore dhe bashkitë të zhytura në borxhe, rritet stoku i...
Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat...