Afganistani: Një histori e shkurtër

Pamjet e rënies së shpejtë të qeverisë afganase të krijuar nga Shtetet e Bashkuara e nga fuqitë perëndimore dhe i pasojave dramatike të tërheqjes së forcave ushtarake amerikane nga Kabuli kanë ritërhequr vëmendjen e të gjitha mediave lidhur me ngjarjet në Afganistan. Mbizotërojnë interpretime sipërfaqësore dhe stereotipike të realitetit afganas, shpesh përsëritje e thjeshtë e asaj që shkruajnë e thonë organet e informimit amerikane dhe britanike, opinionbërë dominues në gjirin e botës perëndimore. Bombardohemi nga një vizion ideologjik dhe semplicist i historisë së vonshme afganase, e mbështetur mbi dikotomi radikale dhe mashtruese, si për shembull kundërvënia midis Perëndimit dhe islamit si blloqe monolitike të kundërvëna dhe qytetërime bartës vlerash kundërshtuese.

Në këtë interpretime, shpesh synuese të justifikojnë legjitimitetin e luftës në Afganistan dhe konceptin e eksportimit të demokracisë me anë të forcës si element aktiv i politikës së jashtme të fuqive liberale, të godet mungesa e një përpjekje reflektimi afatgjatë lidhur me ngjarjet afganase, ashtu si zhvlerësimi substancial i vlerës së përvojës politike të shtetit afganas, entitet politik i lindur në ‘700, përpara lindjes së Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, dhe i aftë për shekuj të tërë ta ruajë pavarësinë e tij nga puzshtues të shumtë dhe armiq të huaj. Një shtet që ka kërkuar shumë herë, me qeveritë Amanullah e Zahir, të përparojë politikisht dhe ekonomikisht në mënyrë origjinale e të pavarur, por tentativa evolucioni që gjithmonë u penguan e u ndaluan nga fuqitë e mëdha kufitare, në radhë të parë Britania e Madhe dhe Rusia.

Si entitet politik i pavarur Afganistani lindi në mesin e shekullit të XVIII si pasojë e dobësimit të Persisë, me fundin e Dinastisë Safavide, dhe e krizës së Perandorisë indiane Moghule, dy entitetet politiko – territoriale që për shekuj me radhë e kishin dominuar Azinë Qendrore. Me vdekjen e Nadir Shah, shkatërrues i pushtetit të Dinastisë Safavide dhe sovran i ri i Persisë, në vitin 1747, Ahmad Khan Abdali, një ushtar afganas në shërbimin e tij, mori kontrollin e rajonit të Kandahar, për shekuj bashkë me Afganistanin perëndimor pjesë e Perandorisë Safavide, dhe ndërtoi një emirat të tijin, shprehje politike e një konfederate tribushë pashtune. Midis 1747, data e lindjes zyrtare të këtij entiteti politik, i mbështetur nga fiset Durrani dhe që mori emrin Afganistan (domethënë Shtet i Afganasve, popullsi me origjinë indoeuropiane që flasin gjuhën pashtune dhe për këtë të quajtura edhe Pashtun apo Patani/Pathani), dhe 1772, viti i vdekjes së Ahmad Khan, emirati i ri u transformua në një perandori në kuptimin e plotë të fjalës. Ahmad Khan Abdali i zgjeroi ndjeshëm kufijtë e emiratit afganas duke marrë territore nga Persia dhe nga Perandoria Moghule: pushtoi Indinë veriore shumë herë dhe pushtoi rajonet persiane Khorasan dhe Kohistan, Punjab, Kashmir, Sind, duke arritur deri në Oqeanin Indian. Shteti afganas – një entitet shumëkombësh dhe shumëgjuhësh, i banuar nga taxhikë, yzbekë persianë, hazaras, por i dominuar politikisht nga fiset pashtune – njohu një ridimensionim territorial gjatë ‘800 për shkak të ndërtimit të një shteti të fortë të sikhëve në Punjab dhe shfaqjen e mëpasme e imperialitzmit rus dhe britanik në Azinë Qendrore dhe në Luginën e Indit, me thithjen angleze të shtetit sikh dhe pushtimin rus të khanatëve Khiva, Kokand dhe Bukhara.

Në vitet ‘60 dhe ’70 të ‘800 u duk deri e afërt zhdukja e Afganistanit, pre e orekseve të çfrenuara të pushtuesve britanikë e rusë. Por me dështimin e tentativave angleze për ta konsoliduar kontrollin e tyre mbi gjithë Afganistanin me pushtimin ushtarak gjatë luftës së parë dhe të dytë anglo – afganase (1839 – 1842 dhe 1878 – 1881) për shkak të rezistencës së pamposhtur pashtune, Londra preferoi të lërë të mbijetojë një shtet afganas formalisht i pavarur, barrierë dhe kushinetë kundër synimeve ruse drejt Oqeanit Indian, por në fakt tributar i Perandorisë Britanike. Me Traktatin e Gandamak (1879) Perandoria Britanike pranoi vetëqeverisjen afganase, por mori kontrollin ekskluziv e marrëdhënieve ndërkombëtare të emiratit, pranë të cilit u lejua një legatë e vetme e huaj, ajo angleze e varur nga qeveria e Delhi. Rusia dhe Britania e Madhe e pranuan dobinë strategjike e Afganistanit si shtet – kushinetë midis perandorive të tyre dhe proceduan me caktimin e kufijve të emiratit afganas gjatë viteve ’80 e ’90, duke ua imponuar sovranëve të pafuqishëm të Kabulit.

Afganistani e ruajti autonominë e brendshme të tij, por pati raporte diplomatike zyrtare vetëm me një fuqi, Britaninë e Madhe, titullarja e vetme e një përfaqësie diplomatike në Kabul dhe shtet nëpërmjet dhe në marrëveshje me të cilin emirët afganas duhej të bënin politikën e tyre të jashtme. Sovranët afganas Abdur Rahman Khan (1880 – 1901) dhe Habibullah (1901 – 1919), të frikësuar nga synimet ruse ndaj territoreve afganase të banuara nga taxhikë dhe yzbekë, pranuan që t’ia nënshtronin politikën e jashtme të tyre direktivave të Londrës dhe ta transformonin Afganistanin në një protektorat britanik. Afganasit paguan një çmim të kripur për mbrojtjen britanike, duke pësuar copëtime territoriale dhe sidomos vendosjen e një vije kufitare midis Perandorisë anglo – indiane dhe Afganistanit (e ashtuquajtura Linjë Durand, e përcaktuar në traktatin anglo – afganas të nënshkruar nga Mortimer Durand e nga Abdur Rahman më 1893) që u mundësoi anglezëve kontrollin e territoreve të gjera të banuara nga popullsitë pashtune në kurritz të Luginnës së Indit, pjesa më e madhe e të cilave në fillimin e shekullit të XX u organizuan nga qeveria britanike në një distrikt autonom, të ndarë nga Punjab, e ashtuquajtura North-West Frontier Province of India (NWFP).

Lufta e Parë Botërore e dobësoi forcën politike dhe ushtarake të perandorive koloniale europiane në Azi. Shumë popujt aziatikë të nënshtruar nisën të shikonin mundësinë e një rigjallërimi të ardhshëm kombëtar dhe të një pavarësie të mundshme. Jehonat e luftës arritën edhe në Kabul, kryeqytetin e Emiratit afganas. Gjatë saj në Afganistan qeveria konservatore e Habibullah u dobësua gjithnjë e më shumë dhe ju nënshtrua kritikave nga ana e disa mbështetësve të reformave të brendshme dhe të një politike të jashtme më të pavarur respektivisht Britanisë së Madhe. Zëdhënës i këtyre ideve rinovuese qe Amanullah/Aman Ullah Khan, që u ngjit në fronin afganas në shkurtin e 1919 në vijim të vdekjes së babait të tij Habibullah, viktimë e një atentati i konsideruar nga disa si i organizuar nga grupet terrorisate nacionaliste që frymëzoheshin nga Turqit e Rinj dhe nga vetë Amanullah.
I eksituar dhe i influencuar nga tendencat autonomiste dhe indipendentiste që manifestoheshin midis popujve të Kaukazit, Anadollit, Azisë Qendrore, i siguruar nga kriza e brendshme e Rusisë së tronditur nga revolucioni sovjetik dhe nga lufta civile pasuese, Amanullah Khan vendosi ta çlirojë Afganistanin nga ndërhyrjet britanike. Në prillin e 1919 Amanullah apeloi për luftë të shenjtë kundër britanikëve, duke i ftuar të gjithë afganasit që të luftonin për pavarësinë e shtetit të tyre dhe nisi një luftë kundër Perandorisë Britanike. Lufta pati jetë të shkurtër (nga 3 maji deri më 3 qershor 1919) dhe në planin ushtaral demonstroi dobësinë e ushtrisë afganase ndaj asaj britanike. Pas negociatash të ndryshme Amanullah konkludoi mne britanikët marrëveshjen e paqes të Rawalpindi (8 gusht 1919), që ratifikoi mbarimin e luftës së tretë ango – afganase. Në këtë marrëveshje u parashikua abrogimi i traktatit të 1879 dhe i çdo forme protektorati britanik, por faktikisht në vitet në vazhdim Londra vazhdojë të kërkojë që ta mbajë shtetin afganas në një gjendje izolimi ndërkombëtar dhe varësia nga Perandoria anglo – indiane. Përballë politikës kërcënuese britanike, që tregonte vullnetin e Curzon për të ruajtur një protektorat faktik anglez mbi Afganistan, Amanullah dërgoi në Europë një mision të kryesuar nga Mohammed Wali Khan me detyrën e thyerjes së izolimit politik të vendit të tij për t’i bindur disa shtete europiane ta njihnin pavarësinë e Afganistanit dhe të lidhnin me Kabulin raporte diplomatike të përhershme. Bashkë me Rusinë sovjetike, shteti i parë europian që njohu pavarësinë afganase qe Italia liberale.

Me fitimin e pavarësisë faktike dhe konsolidimin e pushtetit të tij, Amanullah paraqiti objektivin e modernizimit të Afganistanit, duke krijuar një strukturë administrative qendrore në gjendje të kontrollojë të gjithë territorin shtetëror, të ndërtojë rrugë, linja telegrafike dhe telefonike. Rëndësi të veçantë sovrani i dha realizimit të reformave në planin legjislativ dhe asministrativ. Më 1923, pasi konsultoi Loja Jirga, Asamblenë e Madhe të mullahëve, fisnikëve dhe krerëve fisnorë afganas, Amanullah miratoi një kushtetutë, e cila nuk ishte e markës perëndimore, por më shumë një tentativë origjinale për të vënë në lëvizje një shoqëri thellësisht islamike drejt një rendi më të organizuar e modern. Faktikisht, kushtetuta rregullonte në thelb një sistem politik të tipit absolutist, ku Emiri ishte nyja e jetës kombëtare, pasi merrte mbi vete funksionet kryesore e pushtetit ekzekutiv e legjislativ. Nuk parashikohej as një parlament kombëtar, por këshilla konsultimi në provincat e ndryshme dhe një këshill konsultativ shtetëror në Kabul. Elementë novatorizmi të kushtetutës qëndronin në deklarimin e një serie lirishë personale, edhe pse jo në fushën politike dhe asociative, dhe në organizimin e një sistemi gjyqësor mjaft autonom. Sanksionohej karakteri islamik i shtetit afganas, por pohohej se të gjithë banorët e Afganistanit qenë “të barabartë përpara qeverisë”.

Për të forcuar prestigjin e tij Amanullah vendosi ta transformojë Afganistanin nga emirat në monarki më 1926. Reformat e Amanullah ju përgjigjeshin edhe nevojave të sigurisë të shtetit afganas, që ndjehej i kërcënuar nga shtetet fqinje, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe. Një pushtet legjislativ dhe një ushtri më e fortë shërbenin për ta garantuar më mirë dhe me më efikasitet pavarësinë e vendit dhe ta ruanin atë nga ndërhyrjet e vazhdueshme të huaja. Nga viti 1928 pushteti i Amanullah filloi të dobësohej. Disa reforma të tij – sidomos riorganizimi i forcave të armatosura, dhënia e disa të drejtave juridike e sociale grave, reforma agrare, tentativa për ta rritur pushtetin e shtetit qendror në kurriz të fiseve dhe bajraktarëve vendas – ngjallën kundërshtime të forta në sektorët më konservatorë të vendit. Në shtatorin e 1928 mbreti i paraqiti Asamblesë së Madhe të bashkuar të mbledhur në Paghman një program të ri reformash sociale, duke shkaktuar kundërshtimin e mullahëve dhe të shumë bajraktarëve. Nga programi i paraqitur prej Amanullah shkaktoi kundërshti të madhe pjesa lidhur me edukimin “modern” të vajzave, rritja e limitit të moshës për martesë, disa mara që synonin të shkurajonin poligaminë. U shfaq deri pakënaqësi për rritjen e vazhdueshme të taksave të shkaktuara nga reformat ushtarake dhe nga ndërtimet e reja.

Duke filluar nga tetori i 1928 në Kabul dhe në provinca të ndryshme shpërthyen demonstrata dhe protesta kundër monarkisë, të drejtuara nga ulematë dhe nga bajraktarët pashtunë, të cilët kërkonin anrogimin e ligjeve të ndryshme reformiste dhe, më në veçanti, heqjen e shkollave për vajzat, rifutjen e perçes, mbylljen e legatave të huaja, restaurimin e supremacisë së padiskutuar juridike të sheriatit. Britania e Madhe e favorizoi dobësimin e pushtetit të Amanullah, i konsideruar një sovran tejet nacionalist, si edhe figurë e mundshme e penetrimit të Bashkimit Sovjetik në rajon. Qeveria anglo – indiane toleroi që në rajonet kufitare e banuara nga popullsi pashtune dhe nën sovranitetin britanik të organizoheshin revolta kundër pushtetit të Amanullah. Midis fundit të 1928 dhe fillimit të 1929 Amanullah e humbi progresivisht kontrollin e pjesëve të mëdha të Afganistanit. Më 14 janar Amanullah vendosi të abdikojë në favor të vëllait Inayatullah, braktisi Kabulin dhe u tërhoq në Kandahar.

Lufta civile afganase u zvarrit për shumë muaj me përleshje midis ushtrisë së taxhikut Bakhca-i-Sakau, që kishte piushtuar Kabulin dhe ishte shpallur emir, dhe besnikëve të Amanullah. Midis mbështetësve të Amanullah doli figura e Mohammed Nadir Khan, që i përkiste familjes Musahiban, një degë dytësore e dinastisë mbretërore afganase, dhe kushëri i Amanullah. Nadir kishte qenë një prej protagonistëve të luftës kundër anglezëve më 1919, më pas edhe Ministër Lufte e përfaqësues diplomatik afganas në Francë. Por ai kishte hyrë në konflikt me Amanullah, pasi kundër projekteve të sovranit për modernizim të shpejtë social e politik të vendit, të konsideruara si të parakohshme dhe të ngutura. Me mbështetjen e shumë fiseve pashtune afganase, të North – West Province dhe mbështetjen e heshtur e Britanisë së Madhe, Nadir grumbulloi një ushtri për ta udhëhequr kundër sovranit taxhik. Fillimisht Nadir u paraqit si në favor të restaurimit të Amanullah, por më pas u bë e qartë se punonte për vete. Në kulmin e luftës, legatat europiane e braktisën Kabulin. Edhe vetë Amanullah vendosi ta lërë Afganistanin dhe u strehua në Indi. Mjaft papritur më 25 maj 1929 qeveria britanike i komunikoi Farnesina se Amanullah dëshironte të vinte në ekzil në Itali. Qeveria italiane e dha miratimin e saj me mbrritjen e ish sovranit afganas dhe të familjes së tij, që erdhi në Itali në javët në vazhdim. Ekzili i Amanullah në Romë do të zgjaste për shumë vjet, deri në vdekjen e tij më 1960. Konflikti midis Bakhca-i-Sakau dhe fiseve pashtune pati një rezultat të favorshëm për këto të fundit, që fituan dhe në tetorin e 1929 rimorën kontrollin e Kabulit. Ushtria fisnore pashtune shpalli Nadir Khan si Mbret të Afganistanit më 17 tetor, duke e përjashtuar përfundimisht Amanullah nga pushteti. Bakhca-i Sakau/Habibullah Ghazi ju dorëzua Nadir dhe ky e vrau.

Në dekadat e mëpasme Afganistani arriti ta ruajë pavarësinë e tij nëpërmjet një qeverie të ashpër, mizore, por të aftë nga ana e Nadir, i vrarë më 1933 (i biri Zahir e pasoi në fron), dhe e vëllezërve të tij, në radhë të parë Mohammed Hashim/Hascim Khan, për shumë vite kryeministër. Pavarësisht tentativave të fuqive të mëdha për ta përfshirë, qeveria e Kabulit ndoqi një politikë neutraliteti gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke shmangur pasjen e fundit të trishtuar të Iranit që u pushtua nga anglo – sovjetikët më 1941.

Siç dihet, momenti vendimtar i evolucionit politik të Afganistanit qe 1947, viti i fundit të dominimit britanik mbi nënkontinentin indian dhe i lindjes së dy shteteve të pavarura, Indisë e Pakistanit, Shtetit të Myslimanëve të nënkontinentit indian që përfshinte Punjab, pjesë të madhe të Bengalës dhe territoret e pashtunëve të North Western Frontier në jug të Afganistanit. Në pritje të fundit të dominimit britanik, qeveria e Kabulit kërkoi një midifikim të kufirit me Peranmdorinë Britanike, duke kërkuar në emër të respektimit të parimit të shtetësisë aneksimin e të gjithë territoreve të banuara nga pashtunët apo krijimin e një shteti të pavarur pashtun, të ashtuquajturin Pasthunistan ose Pathanistan. Britanikët i refuzuan kërkesat afganase dhe favorizuan krijimin e Pakistanit me kufijtë e vjetër ekzistues. Pasua dekada raportesh të vështira midis Pakistanit dhe Afganistanit të ndarë nga çështja kufitare, me Kabulin që nuk e njohu kufirin midis të dy shteteve.

Në planin ndërkombëtar, mbështetja e fuqishme që Pakistani mori nga anglezët dhe amerikanët, që shikonin tek ky shtet një aleat të dobishëm në funksion antisovjetik dhe antiindian, e shtyu qeverinë afganase t’i intensifikonte marrëdhëniet ekonomike dhe politike me fqinjin verior, Bashkimin Sovjetik. Në periudhën e Luftës së Ftohtë qeveria e Kabulit ndoqi një politikë neutraliteti, me tendencën e një miqësie të fortë me Moskën, burim ndihmash ushtarake e ekonomike dhe mbështetëse e rivendikimeve territoriale afganase ndaj Pakistanit dhe Indisë.

Gjatë viteve ’60 e ’70 mbreti Zahir ndoqi një politikë të matur reformash ekonomike dhe sociale në një vend shumë të varfër ku rreth 90% e popullsisë ishte fshatare apo nomade. Duke filluar nga 1963 filloi një fazë qeverisjeje pluraliste dhe parlamentare. Kjo klimë pluralizmi politik favorizoi daljen e partive të reja politike. Më 1965 lindi partia komuniste, që mori emrin Partia Demokratike e Popullit të Afganistanit (PDPA), e cila i kishte militantët e saj midis shtresave intelektuale dhe burokratike të qyteteve afganase dhe kuadrot e forcave të armatosura. Por ishte një parti e përçarë nga një konfliktualitet i brendshëm i fortë, i ndarë në dy fraksione antagoniste që e merrnin emrin nga dy periodikë komunistë: Khalq (Masat), të drejtuara nga Nur Mohammad Taraki e Hafizullah Amin, me tendenca radikale e intransigjente, dhe Parcham (Flamuri), nën drejtimin e një lideri studentor me prejardhje nga njëfamilje aristokrate pashtune, i quajtur Babrak Karmal, me orientim më të moderuar dhe i dëshiruar që të krijonte një aleancë progresiste me forcat e tjera politike jokomuniste.

Në korrikun e 1973, ndërsa mbreti Zahir ndodhej me pushime në Itali, kushëriri dhe kunati i tij Daoud/Daud, ish kryeministër, organizoi një grusht shteti me mbështetjen e grupit komunist Parcham dhe shpalli republikën, duke u vetëemëruar president. Regjimi i ri u karakterizua prej një qasjeje fuqimisht autoritare dhe nacionaliste. Nuk ishte rastësi që Zahir ndodhej në Itali verën e 1973. Duke filluar nga vitet ’50 anëtarë të ndryshëm të dinastisë mbretërore afganase, midis të cilëve vetë sovrani, kishin nisur të frekuentonin dhe të vinin me pushime në Itali. Zahir ndodhej në Ischia për kura termale e mjekësore pikërisht kur kushëriri Daoud organizoi grushtin e shtetit. Me humbjen e pushtetit, Zahir zgjodhi të qëndronte në Romë ku do të qëndronte deri në fillimvitet ‘2000. Me fitimin e pushtetit Daoud, nacionalist i flaktë pashtun, rihapi kundërshtinë me Pakistanin rreth kufijve dhe ndoqi një politikë miqësie me Bashkimin Sovjetik dhe modernizimi autoritar të shoqërisë afganase, duke përfshirë edhe eksponentë komunistë ne qeverinë e tij. Disa grupe islamiste kërkuan që të organizojnë një grusht shteti në dhjetorin e 1973, por dështuan. Daoud i shtypi ashpër revoltuesit, shumë prej të cilëve ja mbathën në Pakistan, ku u mirëpritën nga qeveria e Islamabadit. Më pas, nga frika e ndonjë forcimi të tepruar të komunistëve, shumë të rrënjosur në forcat e armatosura, Daoud vendosi t’i përjashtojë nga qeveria dhe kreu një largim politik nga Bashkimi Sovjetik, duke u afruar me perëndimorët dhe sidomos me Iranin e Shahut, i gatshëm që t’i jepte financime të mëdha.

Në një klimë kundërvënieje të ashpër midis komunistëve dhe qeverisë, në prillin e 1978 Daoud arrestoi drejtues të ndryshëm të PDPA. Në kundërpërgjigje, disa oficerë të lartë të ushtrisë dhe të aviacionit me orientim komunist organizuan një grusht shteti që pati sukses. Pas rrethimit të pallatit qeveritar, i bombarduar nga disa avionë të puçistëve, Daoud, familjarët e tij dhe shumë ministra u detyruan që të dorëzohen: puçistët vranë Daoud, familjen e tij dhe pjesën më të madhe të ministrave, ashtu siç masakruan shumë eksponentë të klanit Mohammadzai të familjes Durrani, të cilës i përkisnin si Daoud, ashtu edhe ish mbreti Zahir. Puçistët krijuan një qeveri revolucionare të kryesuar nga presidenti Taraki dhe nga zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm Amin. Megjithëse duke gëzuar mbështetje të fortë politike dhe ekonomike nga Bashkimi Sovjetik, qeveria e re i tregua shumë e brishtë dhe shumë e dobët, e privuar nga konsensusi popullor. Vendosi me përdorimin e e forxës një program të madh reformash sociale – reformë agrare, arësimimin e femrës, alfabetizimin e detyruar të masave – të cilat ngjallën një kundërshtim të madh e të fortë në rajonet fshatare konservatore. Lindën më pas konflikte të egra në gjirin e partisë komuniste, me korrentin Khalq që dominonte në mënyrë ekskluzive pushtetin dhe persekutoi eksponentët e grupit rival Parcham.

Shfaqje dobësie e regjimit komunist qe revolta e Heratit në perëndim të vendit në marsin e 1979. Popullsia vendore u rebelua kundër funksionarëve qeveritarë dhe këshilltarëve sovjetikë, 50 prej këtyre të fundit, përfshi familjarët, u masakruan. Qeveria arriti ta shtypë revoltën pas disa ditëve luftime vetëm falë ndërhyrjes së aviacionit që bombardoi qytetin duke shkaktuar rreth 5000 të vdekur. Duke filluar nga pranvera e 1979 u shfaq qartë për qeverinë sovjetike, që i kishte mbështetur fuqishëm komunistët afganas me ndihma ekonomike, ushtarake dhe me dërgimin e këshilltarëve dhe teknikëve, brishtësia e regjimti të ri. Në gjirin e klasës drejtuese sovjetike nisi një debat lidhur me çfarë duhej bërë me Afganistanin. Element përcaktues në vendimin e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake qe përkeqësimi i situatës së brendshme afganase. Në vjeshtë rebelimi antikomunist, i udhëhequr nga fonamentalistët islamikë dhe besnikët monarkistë me baza në Iran dhe Pakistan, u bë gjithnjë e më i fortë dhe më i përhapur në vend. Në tetorin e 1979 shpërtheu një konflikt i brendshëm në PDPA. Zëvendëskryeministri Amin nisi një spastrim kundër presidentit Taraki dhe ndjekësve të tij. Shkarkoi Taraki dhe, megjithë kërkesat sovjetike për ta lënë të gjallë, e vrau bashkë me shumë drejtues të tjerë komunistë të konsideruar kundërshtarë të rrezikshëm. Me t’u bërë president, Amin kreu disa hapje ndaj amerikanëve, për të cilat u informua KGB. Frika sovjetike ishte se mos Amin bëhej një Sadat i ri, domethënë për të ruajtur pushtetin e tij personal kalonte me perëndimorët.

I shtyrë nga Ustinov dhe Andropov, Sekretari i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe lideri suprem sovjetik Leonid Iliç Brezhnjevi vendosi që veprojë dhe urdhëroi përgatitjen e një ndërhyrjeje ushtarake që të përmbyste regjimin e Amin dhe të sillte në pushtet korrentin Parcham e PDPA. Në perspektivën sovjetike, pushtimi i Afganistanit i përgjigjej një logjike mbrojtëese të bllokut komunist dhe zbatonte të ashtuquajturën “doktrinë Brezhnjev”, e shpallur nga udhëheqësi sovjetik më 1968, domethënë të drejtën e Bashkimit Sovjetik për përdorimin e forcës me qëllim ruajtjen e rendit në të gjitha vendet e sistemit komunist të lidhur me Moskën.

Ditën e Krishtlindjes 1979 forcat ushtarake dhe ajrore sovjetike pushtuan Afganistan. Njësitë speciale të KGB sulmuan pallatin presidencial Tajbeg dhe vranë Amin, të afërm dhe bashkëpunëtorë të shumtë të tij. Presidenti i ri afganas u bë Babrak Karmal, lideri i Pachram. Iniciativa sovjetike pati pasoja katastrofike për Moskën dhe për shoqërinë afganase. Në kundërshtim me shpresat sovjetike për një qëndrim të shkurtër të trupave të tyre, rezistenca antikomuniste u forcua pas pushtimit dhe u bë e qartë se pa mbështetjen ushtarake të Moskës qeveria e Karmal do të binte. Shoqëria afganase u trondit nga një luftë civile mizore. Rreth 6 milion afganas u larguan nga vendi duke u strehuar në Iran, Pakistan e në vende të tjera. Refugjatët u bënë ushqimi i rezistencës antisovjetike, e kryer nga të ashtuquajturit mujaheddin/mujahiddin, luftëtarët e shenjtë. Pushtimi sovjetik provokoi një luftë civile të ashpër, me mbi 1 milion afganas të vdekur, 25000 sovjetikë dhe qe fillimi i një faze të gjatë luftërash të brendshme dhe pranie të huaj që u duket se përfundon përkohësisht me rimarrjen e pushtetit nga ana e lëvizjes islamike të talibanëve.

Historia e Afganistanit duket se na tregon që periudhat e paqes dhe stabilitetit të këtij vendi përkojnë në fakt me ato ku qeveria e Kabulit ka qenë e aftë të ruajë neutralitetin e saj; shteti afganas ka qenë në gjendje ta ruajë neutralitetin dhe pavarësinë e tij vetëm në periudhat e hegjemonisë politike të padiskutuar të komponentit kombëtar shumicë, pashtunëve.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakStudimi/ Imuniteti natyror nga Covid-19 mund të jetë më i fortë se vaksinimi në mbrojtjen kundër variantit Delta
Artikulli tjetërAbsurdi i konsultimeve të shtatorit!