Agalliu: Pas PPP-ve fshihen aferat korruptive të qeverisë

“PPP-të brenda vitit do të arrijnë në 50% të PBB”. Alarmi nga FMN, Sekretari i Grupit të PD, Arbi Agalliu: Pas PPP-ve, fshihen aferat korruptive të qeverisë

Tjetër goditje nga institucionet ndërkombëtare për Qeverinë dhe pikërisht nga FMN i cili thekson saktësisht se:

“Rritja e shpejtë e stokut të Partneriteteve Publike Private (PPP) që pritet të arrijë në 50% të PBB-së në 2021, nga 33% vitin 2018 kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP).

Investimet publike të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020.

Ka mungesë në transparence mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë këtu kur PPP-të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme.”

Kjo tregon edhe njëherë atë që Partia Demokratike ka thënë dhe denoncuar prej kohësh, abuzimin dhe aferat korruptiv që fshihen pas PPP-ve.

Edhe gjatë takimit të zhvilluar pak ditë më parë me përfaqësues të FMN-së ndamë këto shqetësime të cilat mbajnë peng zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Artikulli paraprakPlagosja te “Komuna e Parisit”, kush është i riu që u qëllua me armë në makinë
Artikulli tjetërVjedhja e zyrave të qarkut Vlorë, autori e dinte ku ishin dosjet, kamerat nuk filmuan asgjë!