Agi Bojaxhiu: Si ishte jeta e Nënë Terezës në Shqipëri

Pritja për shenjtërimin e Nënë Terezës po jetohet me entuziazëm në të katër anët e planetit. Por duhet thënë se ka edhe njerëz, që e jetojnë me gëzim të veçantë këtë ngjarje. Ndërmjet tyre është, pa dyshim, zonja Agi Bojaxhiu, mbesa e vetme e Terezës, sot 70 vjeçe, me banim në Siçili. Në këtë intervistë për Radio “Vatikanin” Agi, e bija e Lazrit, vëllait të Nënë Terezës, flet për hallën e vet, të jashtëzakonshme edhe në jetën familjare… Ajo thotë se, “Nënë Tereza bënte shumë, por pa rënë kurrë në sy. Ishte tepër e matur në gjithçka bënte. I bënte në mënyrë shumë të natyrshme e të vetvetishme edhe punët më të lodhshme. E kam parë, duke u munduar shumë e pa pikë ankimi: duke larë çarçafat, edhe në moshë të shtyrë, duke u përkulur mbi njerëzit për një kohë të gjatë. Sepse bëhej dyfish mbi kokën e atyre, që kishin sëmundje të rënda…Bënte punë të jashtëzakonshme. Veç ta shikoje, duke prekur plagët, duke ndihmuar njerëzit, duke organizuar gjithë punën e motrave të saj”

-Si e mbani mend Nënë Terezën…
Nënë Tereza bënte shumë, por pa rënë kurrë në sy. Ishte tepër e  matur në gjithçka bënte. I bënte në mënyrë shumë të natyrshme e të vetvetishme edhe punët më të lodhshme. E kam parë, duke u munduar shumë e pa pikë ankimi: duke larë çarçafat, edhe në moshë të shtyrë, duke u përkulur mbi njerëzit për një kohë të gjatë. Sepse bëhej dyfish mbi kokën e atyre, që kishin sëmundje të rënda…Bënte punë të jashtëzakonshme. Veç ta shikoje, duke prekur plagët, duke ndihmuar njerëzit, duke organizuar gjithë punën e motrave të saj…

-Ishte po kaq e thjeshtë edhe në takimet familjare?
Po, absolutisht, ishte shumë e dashur… njeri që përhapte rreth vetes atmosferën e paqes. Kur flisja me të, fjalët më dilnin nga goja në një mënyrë krej të veçantë. Nuk kisha folur kurrë me ndonjë tjetër, siç flisja me të. Dukej sikur më shikonte në bebe të syrit, por sytë e saj më depërtonin deri në shpirt, duke më mbushur plot me paqe. Në shtëpi ishte shumë e përmbajtur. Për shembull, me që urdhëri i saj është shumë i rreptë, ndonëse e adhuronte çokollatën, nuk e hante kurrë, sepse i dukej ushqim luksi. E thoshte: me që shumica e njerëzve që njoh e me të cilët rri, nuk ka para për ta blerë, nuk e ha as unë. Ja, të këtilla gjëra më kanë mbetur në kujtesë. Për të edhe karamelet ishin luks i madh. Prandaj kur ia dhuronin – e ia dhuronin vazhdimisht, karamelet e çokollatat – ajo ua falte të tjerëve, pa ruajtur asnjë për vete. Dhuronte, gjithnjë, pa menduar se edhe ajo kishte gojë. Mua më dhuroi edhe një mandolinë, që ia kishin falur italo-amerikanët në Amerikë…E pra, i binte mandolinës. Kështu ishte ajo, speciale, por edhe normale, në kuptimin se nuk e ndjeje kurrë veten keq, kur ishe me të, siç mund të ndodhë në praninë e ndonjë personaliteti  botëror që, kur e takon, ndjehesh ngusht…

-Ishte thjesht  e jashtëzakonshme…
Po, kjo është shprehja e saktë. Thjesht e jashtëzakonshme. I bënte të gjithë për vete, ishte e gatshme për të gjithë, dinte të thoshte fjalën e duhur, në çastin e duhur… Nuk ishte hallë klasike. Ishte hallë, por edhe Nënë Terezë: një përzjerje e të dyjave. Nuk mund të them se ishte hallë, si të gjitha hallat…

– Ata, që e njohën, edhe ata, që mundën ta takojnë, qoftë edhe një herë të vetme, mbetën gjithnjë të prekur nga mënyra si lutej Nënë Tereza. Ju, a keni ndonjë kujtim për këtë?
Ajo vijonte të më kujtonte se duhet të lutesha; familja duhet të lutet së bashku, më përsëriste. Ne nganjëherë luteshim bashkë, por jo gjithnjë. E ajo vijonte të më thoshte: “Para së gjithash vjen familja, familja jote. T’i duhet të kujdesesh për fëmijët e t’u, për burrin tënd, për shtëpinë. Duhet ta dish ç’bëjnë e ç’nuk bëjnë. Pastaj, kur të kesh më shumë kohë, kushtoja të tjerëve. Por, familja për të vinte para së gjithash, e shikonte si gjënë më të rëndësishme…

– Thonë se ishte gjithnjë e gëzueshme, qeshte e, nganjëherë, jepte përgjigje të përshkuara nga një ironi të hollë…
Po, e ç’ironi se! Shumëkush mendon se ajo ishte gjithnjë serioze, gjithnjë mendueshëm… nësa në të vërtetë ajo ishte gjithë gjallëri. Jepte ca përgjigje, s’po them sarkastike, por ironike sigurisht… Kishte shumë humor e nuk ishte fare bigote –  a mund ta them edhe këtë?

– Mendoj se  duhet të ketë pasur edhe shumë femërsi, apo jo?
Po, kishte…Për shembull, kur ishte e re, kur ishte ende në Shqipëri, kishte studiuar pianoforten. E i pëlqente t’i binte pianos. I pëlqenin shëtitjet, të cilat edhe i organizonte me shokët e shoqet e shkollës…Sepse ka qenë gjithnjë organizatore e madhe. Këtë ma thoshte edhe im atë!

Radio Vaticana

Exit mobile version