Knesset e ndaloi agjencinë të kryejë “çdo aktivitet” ose të ofrojë ndonjë shërbim brenda Izraelit, duke përfshirë zonat e Jerusalemit Lindor, Gazës dhe BregutPerëndimor.
Një votim i dytë e shpalli grupin një organizatë terroriste.
Legjislacioni do të hyjë në fuqi 60 deri në 90 ditë pasi ministria e jashtme e Izraelit të njoftojë OKB-në, sipas zëdhënësit të politikanit Dan Illouz, një nga bashkësponzoruesit e një prej projektligjeve.
UNRËA ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera bazë për miliona refugjatë palestinezë në të gjithë rajonin, duke përfshirë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ligjet e reja “mund të kenë pasoja shkatërruese” për refugjatët palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini, ka paralajmëruar se ndalimi “vetëm do të thellojë vuajtjet e palestinezëve, veçanërisht në Gaza”.
UNRWA është sulmuar vazhdimisht nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili thotë se ka lidhje me Hamasin dhe grupet e tjera militante, diçka që grupi e kundërshton.
Kur Izraeli ngriti për herë të parë akuzat kundër UNRWA-s, fillimisht bëri që vendet kryesore donatore të pezullonin fondet e tyre për agjencinë.
Mbretëria e Bashkuar rifilloi financimin e agjencisë në korrik, vetëm disa javë pasi Partia Laburiste u zgjodh.