Agjencitë mediatike fshinë foton e princeshës së Uellsit me fëmijët pasi dyshonin se nuk ishte origjinale, Kate Midelton pranon që imazhi ishte i edituar

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka reguar për herë të parë pas aludimeve për editim të fotos së publikuar pak ditë më parë bashkë më fëmijët e saj, me rastin e festës së nënës.

kade midelto fotot

Kate ka kërkuar falje nëpërmjet një deklarate të postuar në mediat sociale të Pallatit Kensington, ku ka pranuar që fotoja ishte e edituar.

 “Doja të shprehja faljen time për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë ta kenë një festë shumë të lumtur të nënës. Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë herë pas here eksperimentoj me editimin”, ka thënë ajo.

Imazhi, i publikuar fillimisht nga Princi i Uellsit, ishte fotoja e parë e Catherine që u publikua që nga operacioni i saj në janar.

Agjencitë si PA, Getty Images, AFP, Associated Press (AP) dhe Reuters e kishin hequr imazhin, pasi vunë re një mospërputhje në shtrirjen e dorës së majtë të Princeshës Charlotte.

Sipas mediave të huaja, kishte “rregullime të vogla” të bëra nga Princesha e Uellsit në foton që u vendos në mediat sociale të Pallatit Kensington.

Kensington Palace tha se nuk do të ribotonte fotografinë origjinale të pa redaktuar të Kate dhe fëmijëve të saj.

Në foto shihet princesha e ulur, e rrethuar nga Princesha Charlotte, Princi Louis dhe Princi George, ky i fundit duke i mbështjellë duart rreth saj.

Exit mobile version