Agjentët e AMP i shqyejnë derën, arrestohet polici që përndiqte dhe përplasi me makinë kolegen e Vlorës!

Agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar kolegun e tyre, inspektorin Festim Xhafaj.

Ky shtetas me detyrë deri pak javë më parë në Komisariatin e Himarës, ishte shpallur në kërkim për përndjekje dhe përplasje me makinë të koleges së tij.

Siç shihet dhe nga pamjet publike, agjentët kanë shqyer me forcë derën e shtëpisë ku ai qëndronte në arrati dhe i kanë hedhur prangat Festim Xhafës.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër), në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë Festim Xhafaj, i dyshuar për kryerjen veprave penale “Përndjekje”, “Dhuna në familje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbi vendndodhjen e tij, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë personale “Arrest në burg.

Ky shtetas përndiqte prej kohësh një police të Komisariatit të Vlorës, me të cilën kishte një raport intim.

Madje, dy vite më parë të dy policët janë pezulluar nga detyra sepse në rrjetet sociale dolën pamje teksa ata putheshin në makinën e patrullës së Policisë së Shtetit.

Ngjarja ndodhi verën e vitit 2022 dhe siç duket raportet nuk ishin më të njëjta mes dy policëve, derisa Festim Xhafaj kishte nisur përndjekjet.

Situata shkoi shumë larg, aq sa një ditë polici vendosi të përplaste me makinë kolegen dhe ish-partneren e tij.

 

Artikulli paraprakKeni gjithmonë vapë? Ja arsyet shëndetësore pse ju ndodh, edhe kur nuk është shumë nxehtë
Artikulli tjetërEfektivi i policisë humb kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe përplas dy automjete të tjera, lëndohen 3 persona