Agjenti i FBI në Tiranë për të monitoruar Byronë e Hetimit

Një agjent i Zyrës Federale të Hetimit të Shteteve të Bashkuara (FBI) do të vijë në Tiranë për të mbikëqyrur punën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, miratimi i së cilës u votua nga Kuvendi, pas një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës.
Partia Demokratike, siç kishte bërë të ditur më parë, e dha votën e saj vetëm për ligjin për ngritjen e strukturave të posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, të quajtura SPAK.
Ligji, i cili mori 122 vota në favor, parashikon dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila pritet të funksionojë sipas modelit të FBI-¬së amerikane.
Në fakt dhe anëtarët e saj do të trajnohen pranë Akademisë së FBI-¬së. Sipas “Zërit të Amerikës”, pjesëtarët e BKH¬-së do të kenë në dispozicion teknologjitë më të avancuara të hetimit, ndërkohë që do të detyrohen t’i nënshtrohen dhe testit të së vërtetës.
“Një agjent i FBI¬-së amerikane do të dërgohet gjithashtu në Tiranë për të mbikëqyrur aktivitetin e anëtarëve të Byrosë”, bëri të ditur “Zëri i Amerikës”. Parlamenti votoi edhe për 4 ligjet e tjera, të cilat parashikojnë ngritjen e një sërë strukturash të reja dhe zëvendësimin e institucioneve ekzistuese, të cilat shkrihen. Por ato kaluan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita braktisi sallën pas miratimit të SPAK-¬ut.

Exit mobile version