Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rydiger në një intervistë për gazetën “Marca” ka thënë se agjërimi nuk përbën problem për të gjatë stërvitjes.
“Agjërimi nuk është problem për mua, jam mësuar me të. Nuk ha dhe nuk pi asgjë, i zbatoj me përpikëri rregullat. Nuk është e lehtë të stërvitesh, por në këtë mënyrë teston mendjen dhe në fund e bën për vete. Kjo është një nga armët kryesore që kam, mentaliteti. Dhe në fund, respektimi i muajit të Ramazanit nuk është problem për mua”, ka thënë fillimisht Rudiger.
“Kam biseduar me një nutricionist, që është gjëja më e rëndësishme. Unë e di se çfarë duhet të ha dhe sa duhet të pi. Nëse flas me trajnerin e fitnesit Pintus, ai do të më bëjë të vrapoj dhe do të më duhet ta dëgjoj, kështu që është më mirë të flas me një nutricionist”, shtoi gjermani duke qeshur.
Ai gjithashtu tregoi se falet pesë herë në ditë dhe kënaqet duke bërë punë të tilla kur jep intervista.
“Po, më pëlqen kjo. Më pëlqen, e aq më tepër gjatë muajit të Ramazanit. U argëtova dhe nuk mendoja të haja e as të pija”, ka përfunduar mbrojtësi i Real Madridit.