Agolli rrëfen emocionet e debutimit në Ch. League

Luan prej 8 vitesh me skuadrën që po dominon futbollin azer, por për herë të parë të mërkurën në mbrëmje shijoi emocionet e një kompeticioni prestigjoz si Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Ansi Agolli debutoi në Baku me skuadrën e Qarabag në Champions League, pasi u rikthue në skuadër pas një dëmtii disajavor që nuk e lejoi të zbriste në fushë disa ditë më parë në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat. Gjithsesi, 34-vjeçari i indur në Tiranë e pranon se rikthimi në fushën e lojës në një ndeshje kaq të rëndësishme ishte vërtet emocionuese.
Edhe pse në vitet e fundit të karrierës, Agolli ka arritur të përjetojë emocione kaq të mëdha vetëm gjatë vitit të fundit ku ka fituar gjithçka në Azerbajxhan dhe është gjithshtu pjesëmarrës në kompeticionin europian. Mbrojtësi shqiptar e pranon se po kalon momente të rëndësishme.
Nga Azerbajxhani në Kombëtare. Për Agollin ky do të jetë një muaj i ngjeshur, por ai është përherë gati dhe në radhën e parë për t’i dhënë një dorë edhe skuadrës kuqezi. Fillimisht, Italia dhe më pas Spanja. 34-vjeçari nuk vendos objektiva, por thekson se skuadra do të japë më të mirën për të marrë maksimumin nga këta dy kundërshtarë të vështirë.

Exit mobile version