Agon Mehmeti bashkohet me Oxford

Një shqiptar në Ligën e Parë angleze. Bëhet fjalë për sulmuesin 27-vjeçar, Agon Mehmeti. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka nënshkruar me skuadrën e Oxford United pas eksperiencës së dështuar me turqit e Genclerbirligi. Ai ishte një lojtar i lirë dhe në këtë mënyrë, ekipi anglez ka arritur ta federojë dhe ta prezantojë si blerjen më të fundit. Mehmeti u kërkua nga trajneri Pep Clotet me të cilin ka bashkëpunuar edhe në vitin 2010 në radhët e suedezëve të Malmoes.
Sulmuesi shqiptar ka një eksperiencë të madhe me disa klube europiane dhe në 229 ndeshje të luajtura ai numëron 54 gola. “Jam shumë i lumtur që arrita marrëveshjen me këtë klub. E njoh trajnerin prej shumë vitesh dhe ky ishte një vendim shumë i lehtë për mua”. Mehmeti ka lindur në Podujevë, por karrierën e ka nisur në radhët e Malmos, ndërsa me kombëtaren shqiptare numëron tri ndeshje në vitin 2013. Përveç karrierës në Suedi ai ka luajtur edhe me Palermon, Novaran, Olhanensen dhe Stabaek.

Artikulli paraprakMilani i pangopur në merkato
Artikulli tjetërTe Groseto presin me ankth “yllin europian” Vilfor Hysa