Agron Hoxha mesazh të fortë nga burgu i Spaçit: Mos shkoni pas kultit të individit

Në bisedën me Bashën, Marsidin dhe Ermalin, njeriun që vuajti 13 vite dënim në burgun e Spaçit, Agron Hoxha, ka bërë një thirrje për brezin e ri që mos të ngrejë kulte individi. Hoxha u shpreh se shqiptarët duhet të kenë ndjenjën e roacionit dhe t’u jepet mundsia brezave të rinj të shkolluar dhe jashtë. Sipas tij, me mentalitet të ri, demokracia do eci mbarë.

“Brezit të ri do t’i thoja që t’i iki atij mendimit që të ngrejë kulte për individin, ky është hapi i parë për demokracinë. Ajo të jetë sipas shkallës së intelektit ose njohurive që ke, domethënë meritokracia të shkojë atje ku duhet. Ky popull duhet ta ketë ndjenjën e rotacionit, se 30… ne kishim Enverin, më mirë të rinim me të. Se pastaj kur u bënë të gjithë si Enveri, çfarë kuptimi ka. Me kalimin e kohës ndryshojnë edhe kërkesat e njerëzve, ndryshojnë edhe mentalitetet e njerëzve, edhe besoj që edhe duke u shkolluar tani na u dha mundësia që fëmijët tanë të studiojnë edhe jashtë shtetit, kanë të tjera mundësi. Në fund të fundit pse mod të ingranohen edhe ata nëpër partitë politike. Me mentalitet i ri, them se demokracia do eci mbarë. Brezit të ri i them të njihen me të kaluarën, me vuajtjen e këtij populli që mos të kthehemi prap aty, por të gëzojmë demokracinë” – tha Hoxha.

Bisedës iu bashkua edhe roja i burgut të Spaçit, i cili ka 20 vite që bënte këtë punë. Ai tregoi rastin se si politikanët e tranzicionit i kanë përdor ish të burgosurit e Spaçit. Gjithashtu i kërkoi kreut të PD që të bënte diçka për përndjekurit, pasi po vdesin dhe s’kanë marrë asgjë.

“Ky është viti i 20 qëkujdesem për burgun. Ky ka qenë e mirëorganizuar për t’u fshirë si histori. Që në 90 ky u la që të ruhej. Fatos Lubonja, ka ardhur njëherë këtu për të marrë, ti ke qenë kryetar Bashkie, makina juaj ka ardhur këtu dhe nuk gjeti shtyllë. i kemi nxjerr nga galleria për t’i çu atje. Njëzit si Agroni shyqyr që janë gjallë. Unë po të isha person zyrtar me këta do merresha , nuk do merresha shumë me politikanët dhe me llojin e tyre. Do merresha me këta se këta janë ajka jonë, kanë vuajtur me të gjitha mënyrat. Unë kujtoj një rast dhe nuk rri dot pa e thënë: kur ka qenë kryetar bashkie në fillimet e veta Edi Rama, erdhën 2 autobusa, unë isha këtu. Dhe disa i kishte nisur Edi Rama me fletushka të përndjekur, disa i kishte nisur Sali Berisha. Edhe këta arritën u konfliktuan me njëri-tjetrin këtu te burgu. Dhe kjo më vjen keq dhe thosha si këta njerëz të vuajtur i përdor politika.
Këta duan ndihmë, këta janë mbetur rreth 400 vetë të nderuar, se të tjerët kanë vdekur dhe duan përkujdesje. Dhe duan përkujdesje, se kush do ta bëjë? Kam një falenderim për ty zoti Basha, që ke ardhur dhe e ke prek vet këtu. Se shumë njerëz që janë të politikës dhe ata që kanë ambicie për të ardhmen duhej të vinin ta shkelnin këtë vend dhe pastaj të shikonin gjërat e tjera. Kur ta prekësh shpirtërist këtë vend, atëherë mendoj se i bën gjërat mire” – u shpreh roja i burgut të Spaçit.

Artikulli paraprak“Figura të politikës, medias dhe ekonomisë shantazhohen me dosje” Basha: Hapja e dosjeve i çliron dhe ata
Artikulli tjetërPrej 20 vitesh kujdeset për Spaçin/ Gjetë Gjoni thirrje Bashës: Politika i futi në sherr të përndjekurit. Faleminderit që erdhe bëj diçka për ta se po vdesin