Deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, fitues në listën e Partisë Demokratike, ka sfiduar Kryeministrin Edi Rama, gjithashtu deputet i qarkut jugor. Në reagim të nismës së re të shefit të qeverisë, një adresë e-mail-i ku mund të dërgojnë CV-të e tyre ata që kërkojnë punë, Shehaj shkruan se do të ngrejë një strukturë monitorimi. Ai u kërkon atyre që i dërgojnë Ramës një CV duke i kërkuar punë, të bëjnë të njëjtën gjë edhe në një adresë të hapur prej stafit të tij. Pas 6 muajsh deputeti thotë se do të monitorojë se sa prej punëkërkuesve janë marrë në punë. Shehaj thotë se, “Rama na ka mashtruar për katër vite”, dhe shton që ai është aktor i mirë dhe meriton çmimin Oscar. “Edi Rama vërtet nuk bën për kryeministër, por s’mund ta mohojmë që është një aktor i shkëlqyer. Në katër vite na ka mashtruar nëpërmjet Zyrave të Punës, transparenca.al, televizionit dhe statuseve në Facebook. Ai mashtroi edhe kur premtoi 300 mijë vende pune apo shëndetësinë falas. Ndërsa sot aktroi sërish, kur iu premtoi shqiptarëve se do i merrte në punë nëse ata aplikonin në adresën [email protected]. Jam i bindur që kjo është gënjeshtra e radhës, prandaj dua që ta vërtetojmë së bashku! Çdo aplikim që do të bëni në adresën [email protected], dërgojeni gjithashtu edhe në adresën [email protected] (ose më shto në Ç). Unë dhe stafi im do ndjekim procesin dhe pas 6 muajsh do të verifikojmë nëse Rama e ka mbajtur premtimin! Do të verifikojmë sa dhe cilët ka punësuar. Do të shohim nëse procesi është kryer mbi baza meritokracie, ashtu siç premton Rama. Ka ardhur momenti të ndjekim ‘këmbë pas këmbe’ qeverinë në çdo premtim që ajo bën. Ka ardhur momenti t’i japim fund shfaqjes”!
Kryesore
Continue to the categoryKrimi dhe paraja e pisët rrit me 15% çmimet e apartamenteve...
Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat e punëtorëve, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe...