Kanë kulmuar sot festimet në Kamëz në kuadrin e 23-vjetorit të Bashkisë dhe nën kujdesin e kryebashkiakut z.Xhelal Mziu. Qyteti ka qenë edhe më i zellshëm se dje i zbukuruar dhe përfshirë nga një atmosferë edhe më festive ku festës i janë bashkuar dhe miq nga Tirana personalitete të fushave të ndryshme. Ceremonia zyrtare ka nisur në orën 10:00 tek Pallati i Kulturës nga kryetari Xhelal Mziu ku banda frymore në qytet ka vijuar një shitje, e më pas ceremonia u finalizua në Pallatin e Kulturës. Kyebashkiaku Xhelal Mziu bëri një prezantim të shkurtër të asaj çfarë ka ndodhur në Kamëz gjatë viteve post-tranzicion ku pohoi se, pavarësisht asaj që qe bërë më parë zhvillimet në qytet morën vrull pas 2007 dhe sot qyteti ka ndryshuar rrënjësisht.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu falënderoi të pranishmit për prezencën në këtë përvjetor të Bashkisë duke i quajtur ato vlera të qytetit. Në ceremoninë e sotme Agron Tufa u shpal “Qytetar Nderi” i Kamzës.
Agron TUFA u lind në trevën e Kastriotit (Sohodoll, Dibër) më 1967. Është poet, shkrimtar, eseist, përkthyes dhe studiues i letërsisë. Ka studiuar letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (1991-1994) dhe më pas i thelloi studimet në Institutin e Letërsisë “A.M. Gorki” në Moskë (1994-1999). Kreu studimet pasuniversitare në Institutin për Kultura Europiane (IEK) po në Moskë (1999-2001). Në Shqipëri mbron doktoratën për Teori dhe Filozofi Përkthimi “Mistika e origjinalit”. Doktor i Shkencave filologjike, aktualisht ai është Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), pedagog në Universitetin “Hëna e plotë, Bedër” dhe lektor i Letërsisë së Huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik në Tiranë.
Ka botuar poezi, romane, ese, studime dhe përkthime dhe është nderuar me çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2004 merr çmimin “Penda e Argjendtë” për romanin më të mirë (“Fabula rasa”), ndërsa në 2010 Çmimin Kombëtar të Karrierës për Letërsinë, “Çmimi i Madh”. Në të njëjtin vit fiton çmimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë të vitit që jepet në Kosovë, me romanin “Tenxherja”. Në nëntor 2016 Agron Tufa u shpall “autori i vitit” nga Panairi Kombëtar i librit, me vëllimin poetik “Kafsha apo fantazma”. Është i përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Ndër librat e tij përmendim vëllimet poetike “Aty te portat Skee” (1996), “Rrethinat e Atlantidës” (2002), “Avangardë engjëjsh” (2005), “Fryma mbi ujëra” (2007), “Gjurma në rrjedhë” (2010); “Fragmentet e Gjësë” (2012); “Kafsha apo fantazma” (2016); romanet “Dueli” (1998), “Fabula Rasa” (2005), “Mërkuna e Zezë” (2005), “Tenxherja” (2009), “Gurit të varrit ia rrëfej” (2015) si dhe miniaturat “Thembra e Akcilit” (2009); studimet në vëllimin “Kuja e Mnemozinës” (2011), esetë me vëllimet “Janusi qinfytyrësh” (2004) dhe “Nga Hiri i të vdekurve” (2014). Ka përkthyer një mori autorësh nga poezia, proza dhe filologjia ruse e shekullit XX, me klasikë Pushkini, Tjutçjevi, Tolstoi, Çehovi; modrnistë si Zamjatin, Platonov, Nabokov, Mandelshtam, Cvjetajeva, Ahmatova, Pasternak, Majakovski, Esenin, Brodskij, Sjedakova etj. Një tjetër personalitet “Qytetar Nderi” ishte dhe Shefqet Gjana si një tjetër personalitet me vlera dhe kontribut të veçantë në shoqëri dhe për qytetin e Kamzës.
Vlerësimi për mediat
Sigurisht për atë çfarë kanë dhënë për Kamzën, kanë pasqyruar në dritaret e tyre vlerësoi me titullin “Mirënjohja e qytetit” disa media si televizione, gazeta dhe portale. Drejtuesit dhe përfaqësuesit e mediave duke tërhequr vlerësimin, veç falënderimit në fjalën e tyre nuk shmangën pa konstatuar ndryshimet që ka pësuar Kamza ndër vite e sidomos pas vitit 2007 me kryetar Bashkie, z. Xhelal Mziu. Vlerësimet rreth zhvillimeve të prekshme në Kamëz dal nga goja e disa përfaqësuesve të mediave që folën në këtë ceremoni si Rezar Xhaxhiu, Beti Njuma, Alfons Zeneli, Jetmir Olldashi etj, ishin pozitive dhe si një impuls për Bashkinë dhe Kryebashkiakun për të ecur përpara për një Kamëz edhe më të zhvilluar.
Në takim folën dhe Rruzhdi Keçi, ish kryetar i bashkisë Kamëz, tashmë “Qytetar Nderi”, i cili në fjalën e tij konstatoi një sërë arritje në qytetin që dikur drejtoi dhe për këtë falënderoi kreun e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Jemin Gjana ishte një nga personalitetet i cili përshëndeti te gjithë qytetaret e Kamzes dhe ne veçanti kryebashkiakun Mziu për arritjet qe Ai ka patur gjate këtyre viteve. Vlerësime pati dhe për një sërë personalitetesh në Kamëz në fusha të ndryshme, art, kulturë, sport, të cilët i kanë dhënë jetë qytetit dhe kanë qenë aktiv në dobi të komunitetit.
Historiku/Kamza ka qenë një fushë, e cila në pjesën më të madhe të kohës ishte e përmbytur nga ujërat, si rrjedhojë ka qenë një zonë jo shumë e populluar. Para disa shekujsh, tokat e Kamzës kishin kryeqendër Prezën. Rreth viteve 1250 të erës sonë, ngulimet në zonën e Kamzës ishin rreth brigjeve të lumenjve të Tiranës e Tërkuzës, periudhë kjo në të cilën zotër të këtyre tokave ishin Tanush e Karl Topia. Në vitin 1431 del në dritë emri Kamëz. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që thirreshin kamza ulliri. Për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza. Në vitin 1700 filluan të shtoheshin shtëpitë me fshatarë që zbrisnin nga malësitë. Pas Çlirimit, Kamza u formua në fillim si një ekonomi shtetërore me karakter kooperativist dhe pas reformës agrare, Kamza u bë një nga ndërmarrjet bujqësore më të mëdha në Shqipëri.
Kjo ndërmarrje është njohur me emrin ndërmarrja bujqësore “Ylli i kuq” dhe shërbente si furnizuesja kryesore e kryeqytetit me prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Kjo periudhë vazhdoi rreth 45 vjet. Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, edhe Kamza pësoi ndryshime shumë të thella demokratike. Në vitin 1991, në Kamëz vendoset Komiteti i parë Pluralist, ku pushteti vendor drejtohej me balancë politike të të dyja forcave kryesore të atëhershme. Në vitin 1992, për herë të parë, si në gjithë Shqipërinë, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike, si për pushtetin qendror dhe atë lokal. Në atë kohë në Kamëz regjistroheshin vetëm 6000 banorë.
Më 30 prill 1996, me një vendim të Këshillit të Ministrave, Kamza ndryshon emërtimin nga komunë në bashki. Ky moment shënon edhe krijimin e institucionit Bashkia Kamëz.