Sergio Aguero i premton besnikëri Manchester City-t. Sulmuesi argjentinas në një intervistë ka lënë të kuptohet se do të respektojë kontratën e tij me Citiziens duke hedhur poshtë çdo hipotezë për një largim të mundshëm nga skuadra e Pep Guardiolës. “Kam edhe dy vite kontratë me Manchester City-n, jam shumë i lumtur këtu dhe dua të qëndroj deri më 2019-tën. Nuk ka arsye që unë të largohem, tani dua të përqendrohem vetëm te skuadra për të dhënë më të mirën time për Citiziens”, nënvizoi El Kun Aguero.
Kryesore
Continue to the categoryPushteti i gjatë i Edi Ramës si model i keqqeverisjes
Thënia e Balzakut te "Lëkura e Shagrenit" – se pushteti, sado i madh që të jetë, nuk të mëson se si ta përdorësh atë...