Aguero konfirmon qëndrimin te M.City

Sergio Aguero i premton besnikëri Manchester City-t. Sulmuesi argjentinas në një intervistë ka lënë të kuptohet se do të respektojë kontratën e tij me Citiziens duke hedhur poshtë çdo hipotezë për një largim të mundshëm nga skuadra e Pep Guardiolës. “Kam edhe dy vite kontratë me Manchester City-n, jam shumë i lumtur këtu dhe dua të qëndroj deri më 2019-tën. Nuk ka arsye që unë të largohem, tani dua të përqendrohem vetëm te skuadra për të dhënë më të mirën time për Citiziens”, nënvizoi El Kun Aguero.

Exit mobile version