Nuk është vetëm Ahmetaj, por edhe pronari i një televizioni që përfiton nga taksa e mbetjeve inerte në ndërtime. Të gjithë ndërtuesit paguajnë 4 mijë lekë për ton të mbetjeve inerte kur hapin themelet e ndërtimit të parave dhe këto para shkojnë në xhepat e ish-ministrit dhe një pronari televzioni që lëpin ramën nga mëngjesi në darkë.
Mafia oligarkike qeveritare, me stukturë dhe në 5 qarqet e mëdha, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, ka sajuar një burim të fuqishëm fitimi fiktiv, nën maskën zyrtare, të gjoja pastrimit të mjediseve publike, nga mbetjet inerte, që nxjerrin bizneset dhe kompanitë e ndërtimit, gjatë punimeve në këto zona.
Gjithçka është inskenuar dhe po realizohet, nga deputeti socialist Alket Hyseni, në bashkëveprim me ish-ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj përmes “pupacit” Klodian Zoto, medemek bos i 3 landifilleve në Elbasan, Fier e Tiranë, licencuar nën logon “Inergrated Technology Services” dhe që po vepron, me logon “Integrated Energjy B.V”, në ortakëri zyrtare, me mikun e ekspozitave të Edi Ramës, Giuseppe Ciaffaglione.
Konkretisht, bëhet fjalë për evadim (transport) intertesh e dherash, që nxirren nga sheshet e ndërtimit, shkatërrimet e objeteve, digat e kanalet ujore, gropat e kullave dhe pallateve që ndërtohen, të cilat, firmat duhet t’i evadojnë gjatë e pas procesit të gërmimit.
Pikërisht, këtë evadim dherash e intertesh ndërtimi masive, që firmat ndërtuese, sipas dëshirës së tyre, mund ta bëjnë vetë ose me firma të tjera, të licencuara për transprote të tilla, nuk e bëjnë dot me firmat e licencuara, mbasi në bashkëveprim me shtetin, këtë proces e kanë kapur banditisht, banda e 3 landifilleve “Zoto”.
Për të maskuar këtë biznes monopol, të miratuar dhe nga ministri Blendi Klosi, me Leje Mjedisore Nr. 9551 Prot., datë 27.11.2018, bosi landifileve Klodian Zoto, po përdor dy “kamikazët” e tij, Klodian Mërtiri, familjar i deputetit Hyseni dhe Benard Nallbani, familjar i një pronari mediash ndërtues, të cilit gjatë opozitës, kryeministri Rama i dërgonte të fala nga ekrani, ndërsa prej 5 vitesh, janë ortakë lejesh ndërtimi e grabitës trojesh publike e private.
Monopolin jo ligjor, por faktik, të evadimit të dherave e inerteve ndërtuese, prej 5 vitesh, po e komandon Klodian Mërtiri, si bos që i tremb bizneset e ndërtimit me sanksione shteti, ndërsa Benard Nallbani (kunati), i tremb me sulme në media, prandaj bizneset, që të mos shkojnë si “breshka tek nallbani”, heshtin e binden.
Në funksion të këtij biznesi banditesk, është miratuar VKM Nr. 575, datë 24. 06. 2015, propozuar Arben Ahmetaj, Lefter Koka e Damian Gjiknuri, vendim që përcakton skemën e evadimit të dherave, që nuk duhet bërë nga ndërtuesit, por vetëm nga firmat private të plehrave.
Ja si veprohet: Dy kamikazët Klodian Mërtiri e Benard Nallbani, nëpërmjet bosëve të tyre, disponojnë gjithë listën e firmave ndërtuese, që kanë marrë leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Regullimit të Territorit (KRRT) nga të 61 bashkitë, apo tendera investimesh infrastukturore, nga ministritë e Drejtoritë Rajonale, dhe shkojnë kontaktojnë me to, duke u bërë të qartë se “punojnë për bosët e shtetit”.
Kush kundërshton, ndëshkohet nga “trikembëshi” BASHKI-IKMT-MJEDIS, i vënë në shërbim të këtij monopoli mafioz jo ligjor, që godet me gjoba, pezullime punimesh, gjyqe, sekuestro shkatërrime objektesh.
Aq tmerr, kanë krijuar tek subjektet e ndërtimit, sa edhe pse çmimi zyrtar i evadimit të dherave mbetjeve inerte brenda bashkive, është 228 lekë/m3, firmat detyrohen të paguajnë 440-500 lekë/m3, të vendosur nga “kamikazët” Mërtiri e Nallbani, duke marrë edhe miratim anti-ligjor nga bashkitë, mbasi kështu e detyron Ligji Nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Presioni dhe frika nga sanksionet e drejta e të padrejta të Bashkive, IKMT e Mjedisit, ka detyruar firmat e ndërtimit, që edhe kur nuk duan t’i evadojnë dherat e inertet me këtë kompani, ta paguajnë tarifën e volumit në dorë, duke bërë letrat, sikur i kanë çuar në 3 landifillet e Klodian Zotos, mbasi edhe pas këtij veprimi, bosi landifilleve, ka një përfitim tjetër financiar, për të cilin do të flasim.
Prandaj ndodh “çudia”, që në zonat e 5 bashkive Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, afro 90% e sasisë së dherave e inerteve të ndërtimit, figurojnë të evaduara, nga dhe për llogari të 3 landifilleve “Integrated Energjy B.V”, që gjenden brenda “hartës” së këtyre bashkive, paçka se në këto zona, janë edhe 334 subjekte të licenuar, për evadim dherash e mbetjesh të ngurta.