Ahmetaj për “Report”: Paratë e krimit pastrohen përmes kullave, Rama i përdor “kapot” për zgjedhje

Puntata e dytë për qeverinë shqiptare e emisionit “Report” të telelvizionit shtetëror italian RAI3 kishte në vëmendje dhe pastrimin e parave përmes kullave të larta që po mbijnë çdo ditë në Tiranë.

Narratori i emisionit përmendi disa prej “qiellgërvishtësve” që po ndërtohen në kryeytet, ku një prej të përmendurave ishte dhe kulla “Ekspozita” që po ndërtohet në zonln e ish-ekspozitës nga familjarët e Ervin Matës. Gazetari italian theksoi se vetëm 20% e vlerës së përgjithshme të parave për ndërtimin e kullave është dhënë në formë kredie nga bankat.

Pjesë e dëshmive të emisionit italian, ishin dhe ato të Arben Ahmetajt, i filmuar me kamr të fshehtë nga arratia dhe hidhte akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-shefit të tij.

Ahmetaj akuzon Ramën se përmes Ergys Agasit, krijon lidhje me personazhet e krimit në Shqipëri, të cilët i përdor për të fituar zgjedhjet. Gjithashtu, ai thotë se këta “kapo të mafias” Rama i ka pritur edhe në zyrën e tij.

“Pastrojnë paratë e drogës, nga vijnë gjithë këto para. Edi Rama nuk është vetëm i lidhur, po të jap emrin e koordinatorit të tij, Ergys Agasi. Agasi luan rolin e kordinatorit dhe pastaj i përdor për zgjedhje. I takon në zyrën e tij, unë nuk kam pranuar kurrë të marr pjesë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani. Po janë kapot e mafias”, deklaron Ahmetaj.

Exit mobile version