Taksa e qarkullimit, që vilet aktualisht në shitjen me pakicë të naftës në nivelin 32 lekë për litër me gjithë TVSH, nuk do të ndryshojë edhe pas vënies së taksës në Rrugën e Kombit, – tha sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Diskutimi mbi taksën e Rrugës së Kombit në Komisionin e Ekonomisë ka nisur pa praninë e opozitës.
“Taksa e qarkullimit nuk shkon në destinacionin e përdorimit. Shkon për ndërtim rrugësh, shlyerjen e borxhit të trashëguar, për financimin e shëndetësisë dhe ndihmës ekonomike”, – tha Ministri. Natyrisht që taksë shkon edhe për luksin e zyrave. Përdoret edhe për pagesat e koncesioneve edhe haremin e Ramës.
Ai tha se rruga është e papërfunduar dhe se duhen edhe 200 milionë euro për mbylljen totale të saj. Në segmentin e dytë mungojnë masa mbrojtëse. Në segmentin e tretë mungojnë urat.
Sipas ministrit Ahmetaj, gjeneza e kontratës koncesionare fillon me VKM 874, në 2011 për përcaktimin e autoritetit kontraktues për mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës Milot-Morinë.
Për transparencë, procesi ka filluar që në 2011. Ahmetaj tha se konsulenti paraqiti tre skenarë, për kryerjen e investimeve në rrugë.
Kontrata është bërë efektive më 9 shtator 2017 dhe është firmosur nga ministri Sokol Dervishaj. Kontrata bazohet në skenarin 1 të IFC. 5.3 dhe 5.9 euro për një makinë pa TVSh, qeveria jonë arriti një marrëveshje 5.5 euro me TVSH.
“E kemi të domosdoshme të kthehemi në historik të rrugës. Ajo rrugë është e papërfunduar dhe ka kushtuar 1.3 miliardë dollarë. Nga të cilat 300 milionë janë të vjedhura, ku Lulzim Basha ishte kryesori.
Të ardhurat nga projekti, përllogaritjet janë mesatare, 12.6 milionë, teksa dyshemeja vjetore e të ardhurave nga koncensionari është 9.4 milionë euro. Qeveria do të plotësojë shumë nën 9.4 milionë euro që mungon nga trafiku garantuar.
Ministri i Financave tha se të ardhurat në buxhet nga kontrata e koncesionit do të jenë 71 mln euro.
Deputeti Erion Brace tha se ndërtimi i rrugës nuk e ka zbutur varfërinë në Kukës. “Nuk më rezulton se përmbush qëllimin, si në turizëm ashtu edhe në ekonomi. Varfëria në Qarkun e Kukësit nuk është ulur. Duhet ta kishit bërë kohë më parë komunikimin me median, njerëzit dhe deputetë, të kërkoni ndjesë. Rruga ka marrë karakter urban. Banorët duhen të përjashtohen nga taksa”, – tha më tej Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.