Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi në një shënim në Facebook, duke komentuar sulmin e qeverisë mbi Syri, net, shkruan se “gazetarët thjesht e botuan në portal paralajmërimin që ekziston tek gjithsecili. Brenda lajmit nuk kishte as shpikje dhe as qëllim për panik. Kaq! Ndërsa fabrika e pronari i saj Kryeministër, që ka vite që prodhon fake, u turrën të nxjerrin në mënyrë primitive inatin për të vërtetat që i janë përplasur në sy duke arrestuar gazetarët”.
Postimi i plotë
Ai që prodhon fake news
Lajmi se do bjerë përsë tërmet në mendjet e çdo njeriu është dhe sot e do jetë dhe nesër e në vazhdim.
Këtë e thonë specialistët, shkencëtarët dhe zyrtarët.
Gazetarët thjesht e botuan në portal paralajmërimin që ekziston tek gjithsecili.
Brenda lajmit nuk kishte as shpikje dhe as qëllim për panik.
Kaq!
Ndërsa fabrika e pronari i saj Kryeministër, që ka vite që prodhon fake, u turrën të nxjerrin në mënyrë primitive inatin për të vërtetat që i janë përplasur në sy duke arrestuar gazetarët.
Ka vite që mashtrojnë publikun me fake-et e tyre pa fund.
Që i flasin nga mëngjezi deri në darkë për lumturi dhe mbjellin varfëri.
Flasin për shërbime e i grisin xhepat njerëzve.
Kanë panikuar me bëmat e tyre dhe kanë larguar vetëm këtë vit 100 mijë fëmijë, që bashkë me familjen bëhen mbi 300 mijë.
Po sa fake të tilla ka përhapur ERTV-ja?!
Me qindra.
Dhe nuk u hyn një gjemb në këmbë.
Kurse gazetarët që thjesht botuan lajmin, ata arrestohen e burgosen…
Por sa për kujtesë:
A nuk përhapnin panik duke paralajmëruar shi me gjyma dhe urdhëruan mos hapjen e shkollave, në Tiranë kohë më parë Kryetari i Bashkisë dhe ish Ministri i brendshëm?
Madje duke garuar ethshëm me njëri-tjetrin se kush do të përhapte panikun i pari?!!!!
Shiu nuk binte, por qytetarët e përjetonim alarmin.
Po këta i arrestuat gjë atëhere si mbjellës paniku?
Apo kishin licensen e sinoptikanit këta?!!!
Në vend t’i vijnë në ndihmë njerëzve këta arrestojnë gazetarët.
Shtet fake!
Qeveri fake!
Kryeministër fe(j)k-ale!!!