Ajax pranë finales, mposhti Lyon

Ajax pas 21 vjetësh është shumë pranë rikthimit në një finale europiane. Harkëtarët mundën 4-1 francezët e Lion në ndeshjen e parë gjysmëfinale duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt Stokolmit. Në “Amsterdam Arena” holandezët zhvilluan një ndeshje fantastike përballë francezëve që vuajtën mungesën e sulmuesit kryesor Lacazzete, që hyri në fushë vetëm si zëvendësues ndërsa mungonte dhe Depay. Ndeshja e parë gjysmëfinale nuk pati shumë histori me Ajax që ashtu si ndaj Schalke 04 në gjysmëfinale krijoi një epërsi të shpejtë, që në pjesën e parë me Traore që devijoi saktë me kokë në minutën e 25-të.
Lion gaboi jo pak në mbrojtje dhe në të 35-tën ishte Dolberg që përfitoi nga një pasiguri e francezëve për të realizuar golin e 2-0.
Dhe goli i 3-të erdhi sërish si pasojë e një vendosjeje të gabuar të mbrojtjes së Lyon, me Youness që i ndihmuar dhe nga portieri mik mundi të dërgojë topin përtej vijës fatale. Një gol në transfertë në ndeshjet vajtje-ardhje ka gjithmonë vlerë dhe Lyon u duk sikur i dha vetes shpresë me finalizimin e Valbuena, por shpresat e miqve për të zbutur rezultatin u shuan sërish pesë minuta më pas, kur Traore shënoi dhe golin e 4-1. Një fitore e thellë për Ajax që në finalen e këtij kompeticioni mungon që prej vitit 1992, ndërsa Lyon në kthim i nevojitet ndeshja perfekte për të kërkuar finalen e Stokolmit.
Holandezët kanë dominuar ndeshjen, sidomos në pjesën e parë ku Lopes u detyrua të bënte disa pritje radhazi që të çonte në pushimin e takimit skuadrën e tij “vetëm” me dy gola të pësuar, pasi Traore dhe Dolberg kishin gjetur rrugën e rrjetës për vendasit në stadiumin “Johan Krujf”. Por edhe pjesa e dytë filloi me një gol të Ajaksit, pasi Junes përfitoi nga një devijim i N’Kulu që gënjeu Lopes për të tundur përsëri rrjetën.

Artikulli paraprakDua Realin në finale
Artikulli tjetër621 minuta pa gol për Juven!