Akademia e Shkencave ka reaguar dje zyrtarisht ndaj akuzave të Kryeministrit Rama një ditë më parë për rrënimin e këtij institucioni. Akademia e Shkencave është pamja më kuptimplotë e rrënimit të gjithë sistemit të të bërit shkencë në Shqipëri”, tha Rama. Por shkencëtarët kanë një tjetër mendim. Shkenca dhe kërkimi shkencor në Shqipëri sot zhvillohen në kushtet e një vendi me kufizime të mëdha në burime njerëzore dhe me mundësi financiare minimale”. Ata i kanë kujtuar Kryeministrit se nuk ka mbajtur premtimet për investimet në shkencë. “Kritikat e z. Kryeministër për gjendjen e drejtimit në Akademinë e Shkencave ne i lexojmë në thellësi, por jemi të bindur se këto kritika janë po aq me vend t’i adresohen vetë Qeverisë, e cila gjatë tri vjetëve ka lënë shumë pak gjurmë për të realizuar detyrat e programit të saj për shkencën, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku thuhet: Qeveria do të mbështesë rritjen e kontributit shkencor të Akademisë së Shkencave sipas vizionit shkencor për zhvillimin e vendit”, shkruajnë akademikët. Rama foli dje edhe për mungesën e një regjistri të shqiptarëve që merren me shkencë. Akademia e Shkencave është pa regjistër të atyre që bëjnë apo përpiqen të bëjë shkencë. Tronditëse, nuk ka një regjistër të vendndodhjes së aktivitetit të shqiptarëve që merren me shkencë”, tha dje Rama. Por akademikët e shikojnë ndryshe problemin. Kjo nuk është përgjegjësi ligjore e statutore e Akademisë së Shkencave, as ndonjë detyrë parashtruar asaj prej Qeverisë. Janë institucione shkencore të tjera të ngarkuara me akte rregulluese ligjore e nënligjore për këtë”. Ndërsa përmendja e Eqerem Çabejt prej Kryeministrit, duket se akademikëve u ka tingëlluar si një ironi e hidhur. Në buxhetin vjetor të vendit përqindja e ndarë për kërkimin shkencor institucional është më e vogël se ajo e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Akademia e Shkencave e ka bërë të njohur këtë gjendje dhe ka kërkuar shtim e përqendrim të kërkuesve të kualifikuar shkencorë në institute dhe në njësitë bazë të tyre; mbështetjen e kërkimit me laboratorë e mjete financiare të mjaftueshme. Kjo duhet bërë më së pari në Tiranë, me të njëjtën përgjegjësi e me të njëjtën lartësi kërkesash bashkëkohore si në vendet e tjera (dhe siç ka qenë në kohën e prof. Aleks Budës dhe Eqrem Ҫabejt, kur Tirana me të drejtë njihej si kryeqendër e studimeve albanologjike)”, shkruajnë akademikët. Ata kanë ‘thumbuar’ Ramën edhe për kritikat që i adreson Akademisë së Shkencave duke folur nga një forum i një organizate private, ndërsa “Akademia e Shkencave qysh prej fillimit të investiturës së kësaj qeverie është në pritje të një vizite pune të z. Kryeministër, për të diskutuar rreth reformës në kërkimin shkencor dhe përballimin bashkërisht të situatave” thuhet ndër të tjera në reagimin për mediat.
Kryesore
Continue to the category“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e...
Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të...