Franc Shkëmbi, kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Shkodër, ka ndarë në rrjetet sociale një videomesazh nga profesori i njohur i Universitetit të Vjenës, Jozef Bátora, një prej ekspertëve më të njohur në fushën e Integrimit Europian dhe Sigurisë Ndërkombëtare.
Në videomesazhin e tij, Bátora shpreh mbështetjen për ish-studentin e tij, duke e vlerësuar si një ndër më të mirët e klasës dhe një profesionist të përgatitur, i cili do të kontribuojë me dije dhe integritet në politikën shqiptare.
“Jozef Bátora, një nga publikuesit më të njohur ndërkombëtarisht për çështjet e Integrimit dhe Sigurisë Ndërkombëtare, më ofroi mbështetjen e tij,” – shkruan Shkëmbi në postimin e tij.
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik thekson se integrimi europian, fuqizimi i institucioneve dhe siguria kombëtare do të jenë prioritete të tij në Kuvend, duke sjellë një politikë të bazuar në ekspertizë dhe vizion për të ardhmen e Shqipërisë.
Video: