Akademiku dhe profesori i komunikimit, Artan Fuga del sërish kundër idesë së Mini-Shengenit Ballkanik, duke nënvizuar se kosovarët do të humbni sovranitetin ende pa u njohur nga OKB duke u bërë pjesë e këtij procesi.
“Kjo do ngjante sikurse një gruaje që e rreh burri, të divorcohet me mbështetjen e opinionit të lagjes, por pasi e bën këtë, pa u tharë vula te noteri, i mungon burri, rikthehet te ai, i hidhet në qafë duke i thënë: rrihmë, rrihmë i dashur!”, shkruan ndër të tjera Fuga.
Postimi i plotë i akademikut Artan Fuga
“Pse idiote jane kosovaret qe pasi fituan me gjak e sakrifica me mbeshtetjen amerikane dhe perendimore pavaresine, nje rast qe nuk vinte prej dekadash te tera, pa asnje garanci formale dhe juridike nderkombetare, ta humbisnin sovranitetin ne vendimmarrje enonomike, politike, sociale duke futur koken nen zgjedhen e minishejtanit?
Ende pa iu njohur pavaresia dhe territori nga BE, dhe nga OKB? Apo pasi dolen shtet me vete te rifuten andej nga dolen qe t’u ndodhi si republikave ish Sovjetike te Azerbajxhanit, Kazakistanit, etj, qe ekonomikisht sapo dolen rihyne perseri nen sqetullen e vellackos te madh? Fet e fet.
Kjo do ngjante sikurse nje gruaje qe e rreh burri, te divorcohet me mbeshtetjen e opinionit te lagjes, por pasi e ben kete, pa u thare vula te noteri, i mungon burri, rikthehet te ai, i hidhet ne qafe duke i thene : rrihme, rrihme i dashur! 🙂