AKIP thirrje qytetarëve: Të jeni gati

Aleanca kundër Importit të Plehrave (AKIP) përshëndeti vendimin e Presidentit Nishani për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për “Mbetjet”.
Përfaqësues të AKIP i kërkuan mazhorancës që të reflektojë pas këtij momenti, duke theksuar dhe një herë tjetër se mbetjet e importuara jo vetëm do të ndotin vendin, por njëherazi rrezikojnë edhe shëndetin e qytetarëve.
“Ne do të presim një moment qetësie që qeveritarët të reflektojnë ashtu siç kërkoi Presidenti sot, por nuk do ta lemë në asnjë moment që qeveria mos ndjejë trysninë e qytetarëve. Shqipëria është e jona dhe të gjithë bashkë mund ta bëjmë realitet që Shqipëria të mbetet pa plehra të importuara”, u shprehën përfaqësues të AKIP.
AKIP fton qytetarët që të jenë gati në rast se mazhoranca nuk reflekton ndryshimet në ligj.
“I bëjmë thirrje shqiptarëve të jemi gati se nuk e dimë çfarë na pret. Në çdo rast mund të kemi zhvillime që mund të mos na pëlqejnë”, thanë ata.

Artikulli paraprakShqipëria me nivelin më të ulët të përdorimit të Energjisë për frymë
Artikulli tjetërNjë skenar i Moskës për të “kapur” Evropën Lindore?