“Akoma s’kanë marrë garanci ata kushot e ministrit”, publikohen përgjime të reja për Tahirin

Publikohen dokumente të reja mbi dosjen “Tahiri” ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë.

Nis seanca për gjykimin e ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri duke lënë shtigje të dukshme të hallit të dosjes. Kërkesa për gjykim nuk u lexua sepse palët ranë dakord se e dinë çfarë ka brenda. Të tjerë dokumenta në të cilat ish-ministri pretendon se janë bazë e akuzave të ngritura në ngarkim te tij, mungonin dhe Prokuroria duhet të kërkojë njëherë rrotull vetes për t’i gjetur. Drejtorët e bashkëakuzuar me shefin e tyre Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode, vazhdojnë të jenë në kërkim.

Pasi u lexuan akuzat, gjykatës, avokatë e prokurorë, ranë dakord të mos lexoheshin as provat, meqë njihen të gjithë me to. Anëtarët e organizatës kriminale drejtuar nga vëllezërit Habilaj u arrestuan në tetor 2017 në Itali dhe në qershor në 2019 janë dënuar . Kërkesa e djeshme e prej 20 faqesh ka një sasi të konsiderueshme përgjimesh. Çfarë nuk u lexua dje në gjykatë, është kjo kërkesë e prokurorëve. Ndërkohë me 22 korrik prokurorët duhet të sjellin dhe shkresat e “humbura”.

/Shijaktv.al

Exit mobile version