Aksident i frikshëm në Pogradec, dy të rinj në luftë me vdekjen

Një aksident me plagosjen e dy të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lin-Pogradec. Raportohet së të plagosurit, të cilët udhëtonin me një makinë tip “Pegueot” janë transportuar drejt spitalit të qytetit. Nuk dihet ende identiteti i tyre, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. Mjeti, me të cilin udhëtonin të rinjtë, nga fotografitë, duket se është përplasur dhunshëm me bordurën anësore të rrugës.
Po ashtu tre futbollistë të Skënderbeut janë përfshirë në një aksident në qytetin e Korçës, por për fat të mirë nuk pati të lënduar. Ata janë Reza Karimi, Bakari Nimaga dhe Marvin Ogunjimi dhe mësohet se kanë qenë të tre, duke udhëtuar me taksi nga shtëpia e tyre drejt një restoranti ku kishin menduar të drekonin, por një tjetër makinë i ka goditur nga pas.
Ka mjaftuar kaq, që shoferi i taksisë dhe shoferi i makinës që ka goditur mjetin ku udhëtonin lojtarët e Skënderbeut të përplaseshin verbërisht. Mësohet se tre lojtarët e Skënderbeut kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, duke parë që sherri mes shoferëve vazhdonte.

Exit mobile version