Aksident i rëndë/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjera nga përplasaja e trajlerit me autobusin

Një grua e moshuar ka humbur jetën dhe dy të tjera janë plagosur nga përplasja mes një trajleri dhe një autobusi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, mëngjesin e sotëm. Të lënduarat janë jashtë rrezikut për jetën.

Lagështira, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, dyshohet të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të trajlerit, që ka goditur autobusin.

Aksidenti

Në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur  autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë,  si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën. Të treja ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakNeritan Liçaj: Po më bëhen letrat për të më pushuar nga puna, është urdhër i kryeministrit për hakmarrje
Artikulli tjetërTronditet Fushë Kruja nga shpërthimi i tritolit